Data : 21 07 2018
KryeTitujt :

Zbulohet marrëveshja LSDM-BDI, për ligjin e gjuhëve

Zbulohet marrëveshja LSDM-BDI,

për ligjin e gjuhëve

LSDM dhe BDI

Midis partnerëve të koalicionit qeveritar LSDM dhe BDI ka një marrëveshje me të cilën puna e ligjit të gjuhëve nuk ka marrë fund. Siç mësohet sipas kësaj marrëveshje partnerët e koalicionit LSDM dhe BDI, zotohen që të gjitha rekomandimet të cilët do të vijnë nga vlerësimi që do ti bëhet ligjit të gjuhëve do të implementohen në ligj.

 

Mesohet se ligji do të dorëzohet për vlerësim në komisionin e Venedikut pasi të jetë shpallur në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë.

“Ligji do të dorëzohet në komisionin e Venedikut pasi që të jetë shpallur në Gazetën Zyrtare. Ka një marrëveshje midis partnerëve të koalicionit që të gjitha rekomandimet dhe vërejtjet që do të vijnë nga komisioni i Venedikut të implementohen në ligjin e miratuar”, thonë nga Qeveria e Maqedonisë.

Nga këtu mund të konkludohet se nuk ka përfunduar e gjitha rreth ligjit të gjuhëhe, pra në rast se Komisioni i Venedikut ka vërejtje apo rekomandime atëherë në bazë të marrëveshjes së parnerëve të koalicionit për këtë çështje ligji duhet të pësoj ndryshime, pasi që pa pësuar ndryshime nuk mund të implementohen në ligj vërejtjet e Komisionit të Venedikut.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Fundit