Data : 15 12 2018
KryeTitujt :

Ylli Manjani: Kryeministri na uron “Gëzuar 5 majin”, pra ditën e vdekjes!

Ylli Manjani: Kryeministri na uron “Gëzuar 5 majin”, pra ditën e vdekjes!

Ylli Manjani

Ylli Manjani,, ish-ministri i drejtësi, ka ironizuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili uroi 5 Majin ‘Ditën e Dëshmorëve’.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani shkruan se Rama u uroi shqiptarëve ditën e vdekjes.

Ja postimi i Manjanit:

Dëshmorët dhe të droguarit…

———-

Kryeministri na uron “Gëzuar 5 majin”, pra ditën e vdekjes! Si dozë e lartë duket…

Zëvendësia e tij, ngatërron librin me përralla Arabe, me librin e kohës së Enverit për Dëshmorët! Dozë fillestarësh, por me efekt të menjëhershëm…

Vartësit e tyre kanë frikë se mos bëhen “dëshmorët” e ndryshimeve në qeveri dhe punojne si për ditën e fundit! Dozë e mjaftueshme për të mos fjetur…

Pjesmarrësit në homazhe zihen për foton e Enverit!! Të dehur nga tymi dhe aromat e drogës që përdor qeveria…

Ec e merre vesh se ç’bëhet në këtë vend!

Me siguri Dëshmorët janë rrotulluar disa herë aty poshtë nga sikleti…

Familjet e tyre presin të marrin ndonjë kg mollë nga shteti, si gjithmonë..

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :