Data : 20 11 2018
KryeTitujt :

Xhaka dhe Shaqiri nervozojnë Putinin

Si asnjehere në një lojë të Kupës së Botës deri më tani nuk ka qenë e mundur të dëgjosh tifozët rusë duke bërtitur “Kosova është Serbi”, një nga pak koret politike të dëgjuara në këtë turne.

Rusët janë kundër pavarësisë së Kosovës dhe Putini është aleati kryesor i Serbisë, ashtu siç ishte vendi i tij gjatë Luftës Ballkanike dhe më vonë.

Kjo është arsyeja pse festimi i diskutueshëm i Xhakës dhe Shaqirit në momentin e golave të tyre kundër serbëve ka peshuar aq shumë në vendin organizator të Botërorit. Të dy e bënë me duart e tyre simbolin e “shqiponjës” shqiptare, një gjest që ka kaluar nëpër tërë botën për shkak të komponentit të tij të fortë politik.

Familjet shqiptare të Xhakës dhe Shaqirit janë dy nga mijëra, që duhej të largoheshin gjatë luftës për t’u vendosur në Zvicër, ku ata kanë zënë rrënjë. Përkundër kësaj, ata nuk i fshehin ndjenjat e tyre dhe madje vëllai i Xhakës, Taulanti, është ndërkombëtar me Shqipërinë.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :