Data : 19 12 2018
KryeTitujt :

Xhafaj në Holandë: Bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona, është mëse i domosdoshëm

Dy minstrat shqiptarë, Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dhe ajo e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, kanë zhvilluar sot një seancë dëgjimore në Komisionin për Drejtësi dhe Siguri të Parlamentit të Hollandës.

 

Kriminaliteti shqiptar në Holandë ishte një tjetër çështje e ngritur nga parlamentarët në këtë takim. Në përgjigje të saj, Ministri Xhafaj u shpreh se ne e njohim këtë shqetësim dhe kemi gjithë vullnetin e duhur për ta adresuar atë. Për vetë natyrën e këtij kriminaliteti, bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona, është më se i domosdoshëm.

Shpesh, çështje të tilla mediatizohen dhe ndikojnë në perceptimin e publikut, megjithatë, Ministri u bëri atyre me dije se sipas statistikave zyrtare holandeze, në burgjet holandeze ndodhen vetëm 64 shtetas shqiptar, pjesa dërrmuese e të cilëve ndodhen në paraburgim. Pra, është më se e domosdoshme që të dy palët të zhvillojnë analiza dhe hetime të përbashkëta bazuar në të dhëna konkrete dhe jo në perceptime.

“Ne jemi të gatshëm, u shpreh Ministri Xhafaj, të dërgojmë në Holandë grupe oficerësh policie, të cilët në bashkëpunim me kolegët e tyre holandezë të zhvillojnë analiza për situata konkrete që lidhen me kriminalitetin dhe emigracionin e paligjshëm”.

 

Ministrja Gjonaj u ndal në arritjet e deritanishme të reformave në Shqipëri duke u fokusuar në ecurinë e reformës në drejtësi dhe rëndësinë e krijimit të një sistemi gjyqësor transparent, të pavarur, të paanshëm dhe efiçent në funksion të zhvillimit të shtetit të së drejtës dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :