Data : 15 10 2018
KryeTitujt :

Xhafaj në Francë: Bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe luftën kundër krimit

Xhafaj në Francë: Bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe luftën kundër krimit

 

Gjatë qëndrimit në Paris, pjesëmarrës në konferencën ndërkombëtare mbi luftën kundër financimit të organizatave terroriste “No Money for Terror”, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj pati mundësinë që të takohej e të bisedonte me homologun francez, ministrin Gérard Collomb.

Ministri i Brendshëm francez shprehu sërish kënaqësinë për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe autoriteteve policore në fushën e sigurisë dhe punëve të brendshme dhe veçanërisht në arritjet pozitive të muajve të fundit në luftën kundër krimit të organizuar, menaxhimin e kufijve dhe migracionit të parregullt.

Nga ana e tij, ministri Xhafaj shprehu vlerësim të veçantë për inkurajimin e autoriteteve më të larta franceze në këtë drejtim dhe veçanërisht për vlerësimet pozitive të bëra publike nga ministri Collomb.

Gjithashtu, të dy ministrat ndanë mendime rreth procesit të integrimit europian të Shqipërisë, veçanërisht pas raportit të fundit të Komisionit Europian, i cili rekomandon hapjen e negociatave për antarësim në BE.

Rezultatet në fushat e sipërpërmendura, të vlerësuara edhe nga autoritetet franceze, luajnë një rol të rëndësishëm në proceset dhe vendimet e rëndësishme në të ardhmen.

Ata ranë dakord të takohen së shpejti në Paris ose në Tiranë, së bashku me ekipet përkatëse, për të vlerësuar punën e bërë dhe për të thelluar më tej bashkëpunimin në fushën e rendit dhe sigurisë.

Ministri i Brendshëm Xhafaj shkruan në “Twitter” pas takimeve në Francë se, “Konferenca e Parisit mbi luftën kundër financimeve për terrorizmit “No Money for Terror”, u përmbyll suksesshëm. Gjatë punimeve, pata një bisedë shumë të frytshme me homologun Collomb, me të cilin ndamë vlerësimet rreth çështjeve të axhendës së përbashkët.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :