Data : 18 08 2018
KryeTitujt :

Vuajtjet që nuk harrohen

 

Rreth librit “Vuajtjet që nuk harrohen”

albert zholi

Albert Z. ZHOLI

Jo vetëm Ballkani, por e gjithë Evropa, në vitin 1914, ishte një fuçi e madhe baruti, në të cilën qenë futur shumë fitila, një prej të cilëve ishte Shqipëria, – thotë historiani Michael Schmidt-Neke. Shqipëria qe duke hedhur hapat e parë si shtet pas shpalljes së pavarësisë, kur ndodhi atentati i Sarajevës më 28 Qershor 1914, që konsiderohet edhe si preteksti për shpërthimin e Luftës e Parë Botërore. Cilat ishin pasojat e këtyre ngjarjeve për Shqipërinë? Ja si shprehet historiani Schmidt-Neke: “Lufta e Parë Botërore nisi nga Gadishulli i Ballkanit dhe jo vetëm për shkak të vrasjes së arkidukës Franz Ferdinand – trashëgimtar i fronit të Austro-Hungarisë – por, për shkak se Luftërat Ballkanike të viteve 1912-1913 ishin një lloj faze prove. Askund në Evropë gjashtë fuqitë e mëdha të asaj kohe, pra Rusia, Britania, Franca, Italia, Gjermania dhe Austro-Hungaria, nuk ishin aq të përkushtuara për të realizuar interesat e tyre konkurruese në bashkëveprim me shtetet e reja kombëtare. Kjo ishte vënë tashmë re që në vitin 1878 në Kongresin e Berlinit, përfundimet e të cilit ishin të pafavorshme për shqiptarët dhe kjo gjë tani u ashpërsua më tej. Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë dhe njohja e saj ndërkombëtare në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në korrik 1913, qe nga njëra anë rezultat i natyrshëm i lëvizjes kombëtare shqiptare, sepse në qoftë se askush nuk kërkon mëvetësinë si shtet, ndoshta një i tillë as nuk themelohet. Por, nga ana tjetër, shpallja e pavarësisë më 28 nëntor 1912 nuk do të kishte pasur efekt, nëse do të kishin triumfuar pozicionet e Rusisë, apo Francës, të cilat nuk kishin asgjë kundër një zgjerimi të Greqisë, të Serbisë dhe të Malit të Zi në gjithë Ballkanin Jugperëndimor. Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Madhe ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918”. Shkaqet e luftës së Parë Botërore ishin të shumëllojshme. Britania e Madhe dhe Franca humbën parësinë ekonomike dhe ushtarake, kurse vendi i tyre ishte marrë nga forcat e reja ushtarako-ekonomike SHBA, Gjermani dhe Japonia. Ky ekuilibër i ri ushtarako-ekonomik, këmbëngulja për ndarje të re të botës në zona për ndikim, ndarja e re e tregjeve të reja dhe lëndë të parë- e gjitha kjo e komplikoi seriozisht jetën politike ndërkombëtare dhe krizat politike bëheshin gjithnjë me te shpeshta dhe më të rrezikshme. Rivaliteti midis fuqive të mëdha u theksua në Evropë, Azi dhe Afrikë. Për arritjen më të mirë të qëllimeve të tyre, fuqitë e mëdha evropiane formuan dy blloqe luftarako-politike: ANTANTËN dhe FORCAT QENDRORE. Kjo luftë e paparë ndonjëherë në historinë e njerëzimit i kushtoi atij humbjen 20 milionë njerëzve. “Lufta e Madhe” përfshiu gjashtë kontinentet e banuara të lëmshit tokësor: Evropën, Azinë, Afrikën, Amerikën e Jugut, Amerikën e Veriut dhe Australinë. Lufta e Parë Botërore ishte kryesisht e përqendruar në Gjermani dhe Francë e ndarë në Bllokun Qendror dhe Antantën Lufta e I Botërore nisi me vrasjen e kryedukës Franc Ferdinandit, trashëgimtarit të fronit të Perandorisë Austro-Hungareze në Sarajevë të Bosnjës nga kombëtarizoi Serbo-Boshnjak Gavrilo Princip me 28 qershor 1914. Në këtë konflikt mbarëbotëror të armatosur u përballua Donjeta me dy fuqi të mëdha: Perandoritë qendrore (Perandoria gjermanike dhe Perandoria Austro-Hungareze) dhe nga ana tjetër Pakti i Trefishtë (me Mbretëritë e Bashkuara, Francën, dhe Rusinë). Lufta e Madhe filloi më 28 korrik 1914 dhe përfundoi më 11 nëntor 1918, me fitoren e Paktit të Trefishtë. Lufta shkaktoi shpërbërjen e katër perandorive: Perandorisë Austro-Hungareze, Prusisë, Perandorisë Osmane dhe Rusisë. Gjermania humbi perandoritë koloniale dhe shtetet evropiane të Çekosllovakisë, Estonisë, Finlandës, Letonisë, Lituanisë, Polonisë dhe Jugosllavisë fituan pavarësinë.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :