Data : 15 07 2018
KryeTitujt :

Vlora rekord me dosje abuzim pronash

Vlora rekord me dosje abuzim pronash

Bregdeti shqiptar në Vlorë

Përgjatë vitit të kaluar prokuroria ka shqyrtuar afro 1 mijë dosje hetimore që kanë të bëjnë me abuzimet me pronat.

Nga burimet pranë organit të akuzës mësohet se në total janë regjistruar 915 çeshtje pronësie, që lidhen me falsifikimin e dokumenteve, shpërdorimin e detyrës, vetëgjyqësinë dhe vepra të tjera penale që u përkasin abuzimeve me pronat.

Vetëm gjatë vitit 2017, prokuroritë në rrethe kanë regjistruar afro 1 mijë dosje hetimore, në lidhje me abuzimet me pronat. Por edhe pse kaq shumë dosje rezulton se nën hetim janë vendosur vetëm 15 zyrtarë kryesisht të hipotekës dhe pushtetit vendor vetëm në dy rrethe në Kavajë me tokat në Spille dhe një rast në Krujë ku është akzuuar ish kryetari i bashkisë.

Ora News u interesua pranë organit të akuzës për të parë rastet e abuzimit me proat dhe rezulton që edhe pse Vlora është qarku që përbën thuajse gjysmën e dosjeve me abzuimet e pronave, në këtë qark nuk rezulton asnjë zyrtar i lartë i ndaluar edhe pse nuk përjashtohet mundësia që ndonjë prej tyre mudn të jetë nën hetim.

Ajo që bie në sy është se në Tiranë edhe pse është qyteti me shtrirjen më të madhe për momnetin nuk ka asnjë dosje abuzimi me pronat.

Vetëm në Vlorë rezulton të jenë 403 referim-kallëzime me 243 dosje të regjistruara për të nisur hetimet.  I renditur si qyteti i dytë me më shumë raste abuzimesh me pronat Gjirokastra numëron 338 procedime penale, me 71 të pandehur . Në Berat janë 52 referim-kallëzime ndërsa në Durrës 37 kallëzime penale, ku në 30 raste nuk kanë nisur ende hetimet.

Kruja është rast specifik, pasi nga 40 kallëzime penale, 2 prej tyre janë çështje të mbartura nga vitet 2015-2016. Një prej tyre ishte rasti i kryebashkiakut Shkëlzen Hoxha dhe 3 ish-zyrtarëve të bashkisë, që u akuzuan për “falsifikimit dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”, pasi sipas prokurorisë abuzuan me një fond emergjence. Edhe ish-kreu i Hipotekës në Krujë, në vitin 2016 është proceduar penalisht për “shpërdorim detyre”. Pas Krujës renditet Dibra me vetëm 14 çeshtje penale, ku rastet e vetëgjyqësisë për të marrë pronën  janë gjysma e çështjeve.

Së fundmi, në Kurbin u regjistruan 17 raste. Burimet nga prokuroria shtuan për Ora News se në Pukë dhe Tiranë nuk ka ende të dhëna për çeshtje pronësie edhe si pasojë e mungesës së cilësimit të veprës penale në Kodin Penal. Në Korçë ka vetëm 3 çeshtje pronash, kurse në Tropojë 11 të tilla.

Problemi me pronat është ngrtur shpesh herë si cështje edhe në raportet e Bashkimit Europain. Kjo çështje shpesh herë është ngritur si shqetësim nga investitorët e huaj të cilët heziojnë të investojnë në Shqipërinë prej 28 mijë km katror tokë dhe më kaq shumë problem pronësie

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :