Data : 22 06 2018
KryeTitujt :

Vetingu, Bashkim Dedja kryetari i Gjykates Kushtetuese rezulton pa probleme

Rradha per tiu nënshtruar vettingut i erdhi edhe kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Vetë ai nuk u paraqit para trupës gjykuese Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke ia besuar mbrojtjen avokatit Maks Haxhia.

Nga gjetjet e komisionit rezulton se Dedja ka pasuri një apartament dhe një garazh në tiranë. burimi i tyre është një kredi bankare në shumën e 120 mijë eurove.

Dedja po ashtu ka marrë edhe 25 mijë euro nga kunati dhe vëllai. Por njëri prej tyre, kunati, nuk rezulton të ketë qenë në Shqipëri në kohën kur është nënshkruar kontrata e dhënies së 10 mijë eurove.

Ndërsa huasë se  marrë të vellait në shumën e 15 mije eurove, nuk i provohet dot burimi ligjor i të ardhurave. Kjo pasi gjatë kësaj kohe ai ka blere nje apartament per vete në vkerën e 42 mije eurove si dhe ka marr edhe nje kredi 25 mije euro.

Pra, ka një mospërputhje të shifrave.

Bashkim Dedja po ashtu rezulton se ka edhe një apartament në Golem, i cili është në pronësi të të vëllait, por kontrata e dritave është në emrin e tij/.

Ne lidhje me pasterije e figures, kryetari i Gjykates Kushtetuese rezulton pa probleme

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :

Ler nje Koment

Dergo Koment


− 1 = 6