Data : 11 12 2018
KryeTitujt :

Veriu ”shkundet” nga lëkundjet e tërmetit

downloadDisa rrethe në Veri të vendit janë shkundur nga një tërmet pasditen e sotme rreth orës 14:47. Epiqendra ka qenë në Mal të Zi, rreth 25 kilometër në jugperëndim të Shkodrës, ndërsa tërmeti ka qenë me magnitudë 5.1.

Tërmeti është ndjerë dhe në rrethe e Pukës dhe Lezhës por sipas qendrës europiane sizmologjike është ndjerë dhe në Maqedoni.

Edhe një natë më parë sipas banorëve të Shkodrës ka pasur lëkundje tërmeti, më tepër janë ndjerë në Malësinë e Madhe. Deri tani nuk raportohet për dëme por lëkundjet e forta kanë shkaktuar panik tek banorët.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :