Data : 24 05 2018
KryeTitujt :

Veprimtaria e autoriteteve dhe trupave gjermane në Shqipëri, kishte karakter plotësisht pushtues

Veprimtaria e autoriteteve dhe trupave gjermane në Shqipëri, kishte karakter plotësisht pushtues

(Shtator 1943-Nëntor 1944)

Dr. Arqile Veshi

arqile veshi

Njihet historikisht se pas kapitullimit të Italisë fashiste, më 8 shtator 1943, Shqipëria u pushtua nga trupat naziste gjermane. Fatkeqësisht disa pseudohistorian por edhe disa antishqiptare këtë veprim nuk e quajnë pushtim por rrugë kalim të përkohshëm, pavarësisht ata qëndruan në truallin shqiptar plot 14 muaj dhe u larguan si thotë populli “me bisht në shalë” si rezultat i luftës faza-faza të ushtrisë Antifashiste Nacional Çlirimtare të Popullit Shqiptar më 29 Nëntor 1944.

Pushtimi dhe qëndrimi në truallin shqiptar për qëllime politike, por edhe fakti se komanda gjermane, pas një përgatitje të gjithëanshme në dimrin e viteve 1943-1944 organizoi disa operacione ushtarake në shkallë të gjerë, përmes një sërë veprimesh të bashkërenduara njëri pas tjetrit, për të asgjesuar pjesë-pjesë Lëvizjen Antifashiste Nacional Çlirimtare. Krahas veprimeve luftarake që u zhvilluan në vendin tonë nga ushtria naziste gjermane, ata në bashkëpunim me qeverinë shqiptare të vendosur prej tyre ndërmorrën edhe veprime me karakter ekonomike-financiare, që tregon se qëllimi i tyre nuk ishte kalimi në tokën shqiptare por pushtimi dhe qëndrimi si pushtues i vendit tone si politikisht, ushtarakisht dhe ekonomikisht.

Hapi i parë që ndërmorrën autoritetet gjermane të pushtimit me tu vendosur në Tiranë ishte ndalimi i veprimtarisë se të gjitha bankave që vepronin në vend si rrjedhojë gjatë periudhës 11-20 shtator 1943 u ngrinë të gjitha depozitat bankare dhe akordimi i kredit banker. Kjo bëri që kriza ekonomike-financiare të thellohej më tej pasi, për shkak të kapitullimit dhe të ndërprerjes së marrëdhënieve me qendrat e tyre në Itali, firmat dhe shoqëritë italiane në Shqipëri ishin të detyruara të ndalnin veprimtarinë e tyre ekonomike-financiare. Në këto kushte, autorotetet naziste gjermane urdhëruan të rifillonte veprimtarinë e saj vetëm Banka Kombëtare Shqiptare, por edhe kjo në shkallë të kufizuar sa për të plotësuar nevojat e komandës ushtarake gjermane dhe qeverisë ndonëse formale shqiptyare.

Pak kohë pas pushtimit më 12 shtator 1943, për të zgjidhur nevojat më urgjente ekonomike-financiare të ushtrisë gjermane në Shqipëri që tashmë ishte ulur këmbë-kryq, Ministria e jashtme Gjermane udhëzoi ambasëdn Gjermane në Romë që të bllokonte rezervën e kartmonedhave Shqiptare të depozituara aty. Po më 12 shtator 1943, ministri gjerman për evropën Juglindore Neubacher, urdhëroi që përveç rezervës së kartmonedhave të merreshin edhe klishteë e stampimit, rezervat e arit dhe rezervat në devizë që ishin pronë e Shqipërisë tw depozituara në Bankat Italiane.

Fillimisht klishetë, ari dhe devizat u depozituan në Berlin, në Bankën Qëndrore të Gjermanisë, ndërsa sasia e kartmonedhave u depozituan në Bankën Kombëtare të Shqipërisë në Tiranë. Në zbatim të kësaj politike, në Romë nga rezerva valutore shqiptare u morën 120.6 milion franga Shqiptare në karmonedhave dhe rezerva e arit e llogaritur me kursin e kohës me 8.1 milion franga shqiptare. Si të mos mjaftonin këto sipas Arkivit Qëndror Shqiptar, Fondi i Bankës Kombëtare të Shqipërisë, gjermanët në prag të përfundimit të luftës më 30 tetor 1944 grabitën thesarin në Bakën Kombëtare me vlerë 2.740.000 franga shqiptare dhe 13.519 napolona ar, të cilat me kursin prej 510 franga shqiptare të asaj periudhe arrin në vleftën 6.894.690 franga Shqiptare.

Regjimi ushtarak gjerman gjatë periudhës 14 mujore që qëndroi në truallin shqiptar si pushtues, në aspenktin ekonomik tregoi interes për sektorët që u interesonin trupave në vend dhe nevojave të ekonomisë gjermane, prandaj ata treguan interesin për vënien në punë të minierës të Rubikut për mineralin e bakrit  dhe minierave të kromit në veri si ajo e Kamit në Tropojë e Kalimashit në Kukës e Bulqizë në Peshkopi etj, nga të cilat prodhimi i tyre kishte destinacioni eksportin në Gjermani. Kështu nga 42.902 tonë mineral kromi i prodhuar nga tetori 1943 deri në gusht 1944 28.832 tonë u eksportuan në Gjermani. Gjithashtu regjimi ushtarak gjerman vëmendje tregoi për prodhimin e çimentos që i duhej për nevojat e ndërtimeve mbrojtëse, për mbajtjen në punë të çentraleve elektrikë, të rrjetit të furnizimit me ujë, për artikuj ushqimor për nevojat e trupave të tyre, ndërsa vaji i ullirit dhe sapuni i prodhuar nga lëkura eksportoheshin në Gjermani.

Referuar veprimtarisë politike luftarake dhe ekonomiko-financiare të autoriteteve dhe trupave gjermane në Shqipëri për periudhën shtator 1943 – nëntor 1944 të krijohet plotësisht binjda që ata vepruan plotësisht si pushtues, pasi dihet që luftrat në filozofinë e tyre kanë pushtimin e territoreve gjerografikisht dhe shfrytëzimin e përvetësimin e pasurive nën e mbitokësore. Këto veçori dalluese të një pushtimi u reflektuan plotësisht nga gjermanët në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, prandaj e quaj të turpshme dhe jo dashamirëse mendimet dhe veprimet e disa pseudo historianëve si Uran Butka me shokë që me patupërsi mohojnë atë poshtërim që gjermanët i bënë Popullit Shqiptar që e vranë dhe e masakruan në shtëpitë e tyre dhe i grabitën atë pak pasuri që kishin, si dhe i mohojnë atë shkallë vetmohimi që bëri për të luftuar me ato forca të organizuara e të armatosura dhe për një kohë relativisht të shkurtër i detyruan që të largoheshin nga trualli Shqiptar më 29 nëntor 1944 që përkon dhe me Çlirimin e Atdheut. Kontributi dhe sakrificat në kuadrin e kësaj lufte janë njohur edhe nga Aleatët e Koalicionit Antifashist dhe nga e gjithë bota demokratike, fakt për këtë është që në dhjetor 1942 Ministrat e Jashtëm të Britanisë, bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, deklaruan se e çmonin rezistencën e armatosur të shqiptarëve dhe e njihnin pavarësinë kombëtare të Shqipërisë.

Megjithëse Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare e Popullit Shqiptar ishte një luftë e drejtë se u bë për çlirimin e Atdheut nga nazifashistët, përpjekje për mbrojtjen e vlerave të saj në mënyrë permanente e bënë vetëm Organizata e Veteranëve të LANÇt dhe ndonjë individ, ndërsa shteti shqiptar dhe partitë politike pa dallim duhet të krenohen me kontributin e sakrificën e Popullit Shqiptar në atë periudhë historike, bëjnë pak për mbrojtjen e vlerave të saj si brenda vendit por edhe në arenën ndërkombëtare për të përfituar dëmet morale dhe materiale që kanë bërë pushtuesit nazifashistë në Shqipëri.

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :