Data : 20 11 2018
KryeTitujt :

Veprat letrare dhe emancipimi i shoqerise Albert Z. ZHOLI

Veprat letrare dhe emancipimi i shoqerise

 

Albert Z. ZHOLI

 

Cdo veper letrare nuk ka kuptim jashte kontekstit te pergjithshem letrar, kulturor e  shqirterore te nje kombi.
Fije te paprekura, ose qe te kujtojne prekjen e te sjellin ndermend mesazhin e nje kenge t’hershme, po aq te nje dashurie, qe s’qe kurre dashuri. Te nje dashurie qe vjen, te trazon e zgjon ndjenjat njerezore te pergjumura, fare ne harrese. Por sw bashku jemi edhe me te forte.

auto_auto_lib414251096781447139833
Kjo pergjumje, per shume vite mbetur ne skutat e kujteses, u zgjua dhe u ringjall. Vetem e vetem ti kushtohesh jetes familjare, dhe po te dashurosh, apo te duash, te kompensosh ate qe te ka munguar e enderruar ne jete, quhet tradheti?!. Perse quhet tradheti?. Ndoshta kjo, jo nga te gjithe, por nga nje pjese, sado qe te jete ajo, e perçmon, e diskretiton, dhe me ate mendim e nxjer jashte nga pjesa e shoqerise me moral, pa dashuri. Kjo pjese e shoqerise e fsheh mungesen e dashurise me besnikeri per hir te “moralit”.
A duhet nje analize, nga psikologet, analistet, kritiket moderrn, ne nje shoqeri moderne, te hapur, emancipuese e te lire?
Imoraliteti qendron aty ku nuk ka ndonje arsye. Kudo ne bote behet dashuri e do te behet. Kur ka dashuri te plote, ne nuk biem ne imoralitet. Dashuria behet me deshiren e te dyve. Kur dashuria behet e pa imponuar, eshte me shume se dashuri. Mirpo ne shoqerine tone eshte hera e pare qe degjohet fjala “Bashkjetes”. Per here te pare nje liri e tille.  Kjo tingellon keq tek opinjoni i  sotem, dhe keshtu qe eshte e veshtire te arrijme drejtpersedrejti ne civilizimin dhe pergatitjen e opinjonit, per shkak edhe te keq perdorimit te fjales “Bashkjetese” dhe qe kerkon nje vemendje dhe trajtim te vecante, qe te mos keqkuptohet apo shperdorohet, sidomos nga seksi mashkull.
Ne familje duhet te kete hapesir, qe te kesh nje vend qe te perket vetem ty, nje pjese jetojne ne hapesira te pamjaftueshme.
Jeta ekziston ne dy kufizime: Ne formen humane, ne kohe dhe hapesire. Hapesira eshte vendi qe ze njeriu, trupi i tij, persa kohe qe jeton. Sepse ne te kundert, nuk ekziston. Çdo kush duhet te respektoje edhe hapesirat e tjetrit. Jemi individ emocional, qe do te thote: te veprosh ne baze te ngarkeses emocionale.
Qytetar nuk do te thote te jetosh ne qytet, por menyra e te paraqiturit te vetes, menyra e te jetuarit, ajo e komunikimit. Kjo kerkon nje  kulture e cila, pasqyron dijen dhe sjelljen e kulturuar. Pra keshtu,”kulturohesh” qe nga veshja dhe menyra e jetes. Qytetar s’mund te jesh sa ve kemben ne qytet.
Duhen shume vite per tu njohur e adoptuar me kerkesat e qyteterimit, duke u zhveshur dale-nga dale nga jeta e mbyllur, duke mos u kenaqur me ato kushte ku ke jetuar, mjafton te jesh ne qytet. Kjo do te ishte shume e demshme per tere shoqerine tone, ne rrugen e zhvillimit dhe te emancipimit. Te gjithe e dime se diferenca qendron per shkak se mbi 65% e popullsise ka jetuar ne fshat, madje ne zona shume te thella, ne krahina te ndryshme te vendit. Dhe kjo pa tjeter qe ndikon, ose ngadalson ecurine e zhvillimit, ku  qytetet jane populluar edhe nga zonat me te thella, dhe qe pa tjeter qe do nje kohe per integrimin, ne nje shoqeri me te zhvilluar.
I theksova keto, per te kuptuar se sa e veshtire eshte te kuptohet “bashkjetesa”, e jo me te pranohet dhe te adoptohet, ku njeriun ta lesh te marre vete pergjigjesit permbi vete, nga cdo individ.
Ky shkrim le te jete edhe nje bashkebisedim, midis lexuesit, psikologut, kritikut dhe analistit. Me nje fjale nga njerez te zhveshur nga  mediokriteti, nga  njerez me kulture dhe te emancipuar. Kjo kerkon nje zhveshje nga jeta e nje shoqerie teper te mbyllur, ku brenda, ka edhe fanatizmin shekullor. Natyrisht kerkohet nje analize e thelle me pjesemarrjen e intelektualeve nga te gjitha fushat dhe te gjitha moshat. Ketu kemi te bejme me konceptin dhe botkuptimin njerezor e krijues,qe i perket shoqerise se sotme dhe asaj te ardhme. Jetojme ne nje epoke te re, me te civilizuar e te qyteteruar.
Jeta e njeriut eshte e gjate, dhe po aq edhe  e shkurter. Pikerisht ketu del edhe pyetja: A duhet hequr dore nga veprimet, apo krimet e shemtuara e mesjetare, ku njeriu trajtohej si kafshe?. A duhet sulmuar, dermuar e thermuar ajo qe ka munguar ne dashuri? Ne c’kushte ne shoqerine tone duhet ose mund te aplikohet “Bashkjetesa”? mos valle kjo forme ka  me pak DIVORCE ?
Njeriu nga vete natyra eshte krijuar per t’u futur ne fenomenet e zhvillimit shoqerore ne periudha te ndryshme kohore.
Zbulimi, trajtimi shpirteror e dashuror, eshte si SONDA, qe shpon ne thellesi per te gjetur mineralin e çmuar. Ne siperfaqe eshte vetem dhe…
Kur shpon thelle ne gjithe qenien shpirterore tek njeriu, gjen e trajton probleme, qe bashkon deshirat dhe ndjenjat njerezore, pasvuajtjeve.
Kjo ne varesi te zhvillimit shoqerore.
Duke bere analiza krahasuese nga njeriu primitiv deri ne nje shoqeri te zhvilluar e moderne, me nje teknikw e teknologji, qe brenda ka nje infrastrukture ku njeriu ecen mbi  asfalt, apo ne superstrade, pa tu trazuar zorret e ndihesh mire shpirterisht, sado rruge e gjate qe te jete. Kjo fale njeriut ne zhvillim, te ditur e human.  Ndryshe si bashkohemi dot zhvillimit emancipues Europian e atij Boteror.
Dihet se krijuesit e letersise, te artit, kultures e muzikes, kanw  kaluar ne periudha te renda dhembje e terrori shpirteror e fizik. Pikerisht ne periudha te tilla, letersia boterore u zhvillua dhe u lartesua nga mendime qiellore dhe i dha drite njerezimit. Ky shperthim eshte ne logjiken njerezore e shprehur ne dialektiken e zhvillimit dhe te emancipimit te nje shoqerie qe kerkonte te aspiroj me te miren brenda qenies se tij shpirterore. Ky zhvillim nuk  i ben nder diktatures, per te mbajtur nen fre deshirat dhe ndjenjat njerezore me dhune. Zhvillimi i ben nder qytetrimit, duke shfrytezuar kapacitetet njerezore e humane qe brenda ka ndjenjen dhe dashurin deri ne shuarje te jetes, qe shkon me dhembje, apo e mbushur me ndjenjen e dashurise. Ku, jeten s’duhet ta trajtoj si nje qenie i ardhur ne kete bote, vetem per nje cope buke dhe uje.  Pa tjeter qe, pa to nuk jeton dot. Por a mjafton vetem kjo?
Po jeta ne shpirtin e trete, apo sic i  thone mosha e trete. Le te mos mbetemi ne klase, se su pergjigjem ne derrasw!…..
A mund te ndiqet uji per uje? Era per ere?
Malet e fushat shkrumbohen e zhuriten e prape  zbukurohen e lulezohen me aromen e  luleve, qe, sado te egra qe te jene ato, por perbrenda kanw eren qe behet parfum. Ato lule rriten aty ku bie debore, rrebesh, shi e bresher, e prape lulezojne. Shiu zbret poshte ne toke e vadit ne dite thatesire, qe te gjelberoje e luluzoje barin e lulet, qe zbukurojne gjithe natyren si nje qilim i shtruar me lule shume ngjyreshe me ere te kendeshme. E s’ka se si, te mos perterihesh kur je ne kete natyre. Aty kerkon te pushosh, pse merr fryme lirisht. Ja keshtu eshte edhe dashuria.
Shoqeria emancipohet nepermjet ndertimit dhe jo shkaterrimit, e aq me teper te shkaterrosh ndjenjat njerezore, ne kerkim te me tw mires.
Perse shumica e njerzimit kerkon te iki dhe iken per te punuar e jetuar ne qytete, bile ne qytete sa me te zhvilluara? Kjo per te dalur nga jeta skllave, per te ndryshuar menyren e jeteses. Ketu te bejme kujdes!
Kur zhvillohet pjesa me e madhe e shoqerise, kur shpie edhe infrastrukturen edhe ne fshat, pra qe hyn ne rrugen e zhvillimit , pa tjeter qe edhe ketu ndryshon menyra e te jetuarit dhe te shijuarit, paçka se disi me vones, por ne fund te fundit del nga jeta e mbyllur, futet ne nje rreth shoqeror emancipues, qe ja diktojne kushtet dhe shumica.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :