Data : 14 12 2018
KryeTitujt :

VENDI KUR S’TË MBAN-Nga Xhevdet Ukalli

Nga Xhevdet Ukalli

xhevdet

 

 

 

 

Vjeshtë

Gjethet puthin tokën
Shuajnë për të mallin
e ndezur n’pranverë

 

VENDI KUR S’TË MBAN
(variant)
Thoshin pleqtë, pleqtë e urtë, qëmoti,
Kështu është, kur s’të mban vendi yt!
Njeriu, kurrë s’e lë vatanin kot së koti
E t’ia mbathi, t’ikë nga këmbet sytë!

 

SI UNË

Po bien gjethet
të zverdhura
të thara
të pafuqishme…
Si unë!

Po bie loti
I etshëm
shpresëlodhur
pa formë…
Si unë!

Po bie kënga
dhimbshëm
me pak zë
e çjerrur…
Si unë!

Dhe çohet fjala
plot plagë nga plagët…
me këmbëngulje…
Si unë!

 

 

Para perëndimit
të diellit
buzë detit
një pulëbardhë
një voglusheje
të lumtur
me shikime
don t’i thur kordele
nga shtëllunga
e sheqertë
në duart e saj

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :