Data : 21 07 2018
KryeTitujt :

Vazhdim të mbarë “Politologjia”

 

 

albert zholiNjë urim për gazetën “Politologjia”

 

Albert Z. ZHOLI

Ajo që mund të quhet ura lidhëse ose një lloj ishulli magjik ku njerëzit e kësaj  dëshirojnë të gjejnë limanin e tyre të së vërtetës është një media e lirë dhe e pavarur që të ndihmojë gjetjen e kësaj të vërtete dhe ta vërtetojë atë në bazat e krijimit të saj. Media ka gjithnjë rolin e një gjykate, një gjykate të ashpër ku duhet të sundojë e drejta njerëzore dhe barazia. Duke qenë se gazetarët janë pararojë e shtresës intelektuale dhe pa dyshim një pjesë e madhe e tyre quhen akoma ëndërrimtarë, pa dyshim që është detyra e tyre të krijojnë këtë urë lidhëse. Që të gjithë ata që kanë preferuar mes profesioneve të tjera gazetarinë, duhet ta dinë që ky profesion ka parimet e tij, kodin kryesor të gazetarisë: – e vërteta. Suksesi i gazetarisë dhe i gazetarit që e përcjell apo punon me lajmin është të zbulojë lajmin dhe ta përcjellë atë në kohë reale, duke ruajtur kodin e etikës, duke qenë sa më korrekt me shikueshmërinë e lajmit, pa mbajtur njëanshmëri dhe pa i dhënë ngjyrimet e dallimit apo konceptit. Përcjellja e lajmit duhet ti përshtatet sa më shumë ndodhisë së vërtetë dhe mbi të gjitha sa më shumë ti shërbejë kombit. E pra ky është qëllimi i mirëfilltë i gazetarisë. Në Shqipëri, pas rrëzimit të sistemit komunist, lindën një numër i madh gazetash, pjesa më e madhe e të cilave, gazeta lokale. Për një periudhë të gjatë ato mbushën tregun e shtypit të shkruar por, me kalimin e kohës, interesimi i publikut për to erdhi duke rënë aq sa sot, vetëm disa prej tyre kanë arritur të mbijetojnë. Gazeta “Politologjia” ka marrë përsipër tjetër mision.  “Politologjia”, një gazetë që do i qëndrojë besnike traditave, kulturës, historisë së trevës së saj. Gazetari i “Politologjia” do jetë i kujdesshëm, racionalë, ekulibrues, koherentë që ta ruajn si thesar gazetën dhe jo të
kontribut me vlerë në evidentimin dhe pasurimin e vlerave e traditave, kulturore kombëtare dhe më tej. Një vlerë e shtuar e kësaj gazeta është ruajtja e gjuhës së bukur amtare, e asaj gjuhe që po shpërfytyrohet nga huazimet. Ruajtja e gjuhës së pastër shqipe  është detyrë e “Politologjia” pasi ajo duhet të ruaj atë që është gjuha letrare shqipe pa huazime nga fqinjët, por që e ledhaton me dialektizmat përkëdhelëse devollite tepër të njohura e tërheqëse për bashkëbiseduesit. Me rubrikat e saj dhe me mesazhin intelektual, gazeta “Politologjia” do na paraqes idealen e një gazete me figurë morale të besueshme me pjekurinë, dinamizmin, prezencën, profesionalizmin, që sot rrallë mund ti gjesh në shumë gazeta të tjera. Të gjitha fjalët që shkrova më sipër për frymën e gazetës “Politologjia”, janë një mesazh njerëzor për këdo gazetadashës që në jetë kërkon të bukurën, të vërtetën, besnikërinë dhe ndjenjën e lartë atdhetare.

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Fundit