Data : 24 09 2018
KryeTitujt :

Vasili:Rama i kërkon taksën të varfërve

 Vasili:Rama i kërkon taksën, të varfërve

Petrit Vasili

Kreu i grupit të deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili shkruan se 3652 biznese janë mbyllur në Shqipëri vetëm në tre muajt e parë të vitit.

Ai i drejton disa pyetje kryeministrit Rama, duke e lidhur me takasën në rrugën e Kombit.

“Kujt po ja kërkon Rama taksën për rrugën e Kombit?! Njerëzve pa punë apo biznesevë që po mbyllen?!

Reagimi

3652 biznese mbyllen, qeveria mbjell mjerim.

Mijëra biznese mbyllen akoma pa filluar aplikimi i TVSH per biznesin e vogel.

3652 biznese mbyllen brenda tre mujorit janar-mars.

Qeveria ka qepur gojen, media nuk flet, organizatat qe perfaqesojne biznesin nuk ndihen. Le te heshtin…s’kane faj, jua kane mbyllur keq gojen….

Varferia thellohet dhe cdo biznes i mbyllur do te thote pllakosje e deshperimit ne mijra familje.

U kerkon njerezve qeveria takse per rrugen e kombit.Kujt ja kerkon? Njerezve pa pune, bizneseve qe mbyllen,te varferve ketyre jua kerkon?

Apo per kryeministrin shendosh oligarket pa te varferit le te vdesin

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :