Data : 20 05 2018
KryeTitujt :

Urimi i Pacollit për Pashkët: Mbarësi, paqe dhe lumturi

Urimi i Pacollit për Pashkët: Mbarësi, paqe dhe lumturi

Behgjet Pacolli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli ka dërguar një urim për festën e Pashkëve.

“Me rastin e festës së Pashkëve, ditës që simbolizon ringjalljen e Krishtit, ringjalljen e shpirtit njerëzor dhe ripërtëritjen e besimit në Zot, më lejoni që në emër të Aleancës Kosova e Re dhe në emrin tim personal, t’iu  shpreh urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve të besimit të krishterë, duke ju dëshiruar mbarësi, paqe dhe lumturi”, thuhet në urimin e Pacollit

“Një urim të veçantë dëshiroj t’ua përcjell edhe ushtarëve të KFOR-it, si dhe përfaqësuesve të misioneve diplomatike që jetojnë në Kosovë. Dita e sotme është një ditë e veçantë për mbarë njerëzimin, sepse mesazhet që përcjellin Pashkët janë mesazhe për të cilat ka nevojë çdo njeri, pavarësisht besimit të cilit i takon”, thuhet në urim.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :