Data : 20 07 2018
KryeTitujt :

Uji është quajtur floriri i lëngët ose nafta e shekullit të 21

Uji është quajtur floriri i lëngët ose nafta e shekullit të 21

Dr. Sulejman Muça

sula

Prapëseprapë kombet po e shpërdorojnë aq shumë këtë lëng
të çmuar, sa lumenjve të mëdhenj mezi u mbetet të derdhin ujë në det. Vaditjet dhe avullimi bëjnë kërdinë, ndaj dora-dorës po shterojnë dhe shumë lumenj të famshëm si Koloradoja në perëndim të SHBA, Janceja në Kinë, Gangu në Indi dhe Nili në Egjipt.

Ç’është bërë për të lehtësuar krizën? Cila është zgjidhja përfundimtare?

Njëherë e një kohë liqeni Çad ishte pikë referimi për astranautët që i binin rreth e përqark globit, kurse tani ata mezi e pikasin. Liqeni ndodhet mes CD, Kamerun, Niger dhe Nigeri. Dhe që në vitet 1960 është zvogëluar 60 %. Në atë zonë kërkesa për ujë vaditjeje ka arritur kulmin si pasojë po thahen përrenjtë dhe lumenjtë që e mbushin atë. Kështu së shpejti liqeni Çadit mund të zhduket krejt dhe vendodhja e tij mund të mbetet mister për brezat e ardhshëm.

Afrika e Jugut

sss
“Të varfrit në Durban marrin ujin e mohuar prej kohësh”. Ky është titulli i një artikulli në revistën Scienece. Artikulli bën të ditur se të varfrit që jetojnë atje nuk kanë pasur ujë të mjaftueshëm për dekada të tëra si pasojë e aparteijdit, politikë e qeverive të mëparshme që tani ka marrë fund. Në vitin 1994 siç thotë artikulli, çerek milionë familje në Durban nuk kishin fare ujë të pastër ose kanalizime të ujërave të zeza”. Që të ndreqej situata më 1996, një inxhinier ndërmori një program, që do t’i siguronte çdo familjeje rreth 200 litra ujë në ditë. Rezultati : Nga 3.5 milionë banorët e Durbanit, vetëm 120 mijë nuk furnizohen me ujë të pastër. Sot në rastin më të keq e kanë veç disa hapa larg. Goxha përparim në krahasim me të kaluarën. Kur mjaft veta bënin mbi 1 km rrugë për të marrë ujë.

Gjithë uji i botës përmblidhet në 97.5 %, ujë i kripur dhe 2.5 % ujë i ëmbël. Ky i fundit 99 %, është në akullnaja dhe ajsbergë ose nën tokë. Pra, vetëm 1 % e ujit është në dispozicion të afro 7 miliardë njerëzve dhe miliarda e miliarda gjallesave të tjera. Për të prodhuar një ton drith duhen 1 000 tonë ujë. 70% e ujit në mbarë botën shkon për vaditje.

Kili
Ky vend i Amerikës së Jugut shtrihet 4 265 km përgjatë bregut të Paqësorit në perëndim të vargmaleve të Andeve në lindje. Në shumë zona mungonte uji i pijshëm. Që të mos shpërdorohej uji shteti vendosi që uji të përdorohej me nikorqillëk nga ata që të kishin në pronësi dhe autorizoi ndërtimin e digave dhe të kanaleve. Rezultati? Tani 99% e banorëve të zonës furnizohen normalisht me ujë të pijshëm.

Ç’ndodh tek ne ?

Le të marrim vetëm Tiranën. Uji i pijshëm shpërdorohet në mënyrë masive. Në mes të metropolit shikon tubacione uji të çara, lavazhe të pafund, të cilët e derdhin ujin lumë vetëm për të fituar 300 lekë pa matës, ku harxhimi i ujit mund të jetë dy herë më shumë në vlerën e harxhuar pasi uji merret drejtpërdrejt nga tubacioni kryesor. Në shumë pallate apo zyra, institucione shtetërore, banja ka derdhje dhe rrjedhje të panumërta. Të gjitha këto sa për defekte nënvleftësuese teknike, po aq dhe për indiferentizëm apo moskokëçarje të drejtuesve pasi pagesa bëhet nga institucioni. Janë me mijëra burime në Shqipëri që nuk shfrytëzohen, por dy janë vendet që duhet të merren masa të menjëhershme Uji i ftohtë i Tepelenës dhe Syri i Kaltër i Sarandës. Këto dy burime të jashtëzakonshme uji të pijshëm mund të furnizojnë me ujë gjysmën e popullsisë së vendit, por sot dhe kësaj dite uji i tyre shkon dëm. Ato lumenj uji të kristaltë përfundojnë në lumenjt natyralë që në më të shumtën e rasteve janë shumë të ndotur. Ari i bardhë në Shqipëri është me bollëk, por asnjë qeveri postkomuniste nuk e ka vrarë mendjen se si ta shfrytëzojë në dobi të popullsisë këtë dhuratë të pakursyer të natyrës. Edhe Shqipëria në shumë zona është nën krizën e ujit, kur ky është gjithkund me bollëk. Kjo është një fatkeqësi për popullin tonë. Kësaj i thonë, zoti ta jep ndërsa ti e shkel.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :