Data : 11 12 2018
KryeTitujt :

Tym e flakë te Bashkia, banorët e “Astirit” tentojnë të hyjnë me forcë

t2Protesta e banorëve të Unazës së Re ka hyrë sot në ditën e 12. Sot ata janë zhvendosur përpara godinës së Bashkisë së Tiranës, ku i bëjnë thirrje kryetarit Erion Veliaj, të tërheqë vendimin.

Situata atje paraqitet e tensionuar, pasi banorët kanë hedhur tymuese, vezë e shashka drejt Bashkisë. Turma i është afruar kordonit të policisë duke tentuar ta çajnë atë dhe të futen në Bashki.

Ndërkohë që jashtë zhvillohet protesta, brenda godinës zhvillohet normalisht mbledhja e Këshillit Bashkiak.

Rreth 200 banorë me thirrje dhe me një banderolë të madhe ku shkruhet “MASHTRIM” e quajnë korruptiv projektin që do u prishë shtëpiat e bizneset tek zona e Astirit.Banorët janë shprehur se kanë kërkuar leje për të protestuar, leja i është refuzuar por ata kanë vazhduar me planin e tyre.

 

Lumturie Rruplli

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :