Data : 14 12 2018
KryeTitujt :

“Turizmi Shqiptar” i Xhelal Markut

Nga: Albert Zholi

“Turizmi Shqiptar” i Xhelal Markut vjen për lexuesin, si një nevojë e domosdoshme e shërbimeve të kompletuara e cilësore për pushuesit, duke sjellë për ta informacione të reja, të plota, të sakta e profesionale, që i duhen një turisti, për të njohur Shqipërinë Turistike… Libri sjell një kontribut të rëndësishëm, në përpjekjet për të rritur shkallën e promocionit e të imazhit turistik të Shqipërisë në opinionin kombëtar e ndërkombëtar. Ai dëshmon se Turizmi Shqiptar nuk është më ai i dikurshmi, i lënë pas dore e në harresë, por është sektori më i rëndësishëm dhe më jetik i ekonomisë së vendit etj.” Bash për këtë ky botim është si një pararëndës i një literature rreth kësaj fushe që me siguri në të ardhmen do të jetë më e begatë. tt

“Turizmi Shqiptar” ka dhe karakter enciklopedik, por dhe guidistik ku në kapitullin  parin jepet një panoramë e përgjishme e turizmit, kurse në të dytin autori shtegton drejt mrekullive turistike, siç janë Alpet e Shqipërisë dhe Riviera Shqiptare, njëra në veri e tjetra në jug. Kurse në kreun e tretë ai merret me prirjet, ritmet dhe problematikat e zhvillimit të turizmit shqiptar, përmes shtjellimeve profesionale, intervistave, reportazheve etj. Siç mund të pritet në botime të tilla, libri nis me pak histori nga zhvillimi i turizmit në vendin tonë, që nga fillesat e tij, dhjetëvjeçarët e parë të shekullit XX, me potencialet turistike të Shqipërisë, duke u ndalur në atraksionet kryesore turistike, siç janë plazhet, liqenet, vendet malore piktoreske etj.

 

Xhelal Marku njeh gjithçka që ka të bëjë me fushën dhe nuk le t’i kalojë asgjë pa e fokusuar në vendin dhe menyrën e duhur. Ai ndalet dhe te kuzhina shqiptare, të veçantat e saj, duke vënë në dukje se gatimet e traditës janë mjaft të preferuara nga turistët e sotëm, të prirur nga ekzotika etj. Po ashtu evidenton vlerat kryesore folklorike, etnografike, arkeologjike etj. Autori i nxit turistët që të rendin pas trashëgimisë sonë kulturore, duke treguar kalatë kryesore, arkitekturën, parqet kombëtare muzeore apo pyjore, brigjet lumore, llixhat, sportet dimërore etj. Lexuesi e ndjen menjëherë se autorit i janë dashur njohuri nga disa fusha të dijes, por dhe një pune skrupuloze për të shkuar deri te ajo që duhej vënë në libër, si më kryesore e jo dhe diçka që mund të ishte e tepërt. Për këtë autorin e ka ndihmuar profesioni i reporterit televiziv, që e ka në natyrën e tij qëmtimin e faktit, përzgjdhjen dhe dhënien e tij me korrektesë, por në një trajtesë të tillë dhe me ngjyrimet e nevojshme emocionale.
Libri është i larmishëm, me shpalime historike, gjeografike, topografi turistike, preken llojet dhe format e turizmit, panairet e tij në kryeqytet etj., vizitat dhe promocionet e ndryshme turistike, opinone e mbresa nga shtypi i huaj për turizmin në Shqipëri në këto vite, një imazh tjetër nga ai i fillimeve. Ai e tërheq lexuesin duke e shëtitur në kanionet e Osumit, kullat e Gjurrë Reçit në Dibër, brigjeve të Drinit të Zi, apo në bjeshkët e Selitës: shpellat, livadhet, margaritarin e tyre, Kroin e Bardhë, një ujë kurativ i rrallë etj. Pa harruar Lurën mrekulluese dhe thirrjen për rimëkëmbjen e saj pas rrënimit të asaj i bëri tranzicioni. E gjithë lënda është e ilustruar mjeshtërisht me fotografi të zgjedhura nga terreni. Shihet qartë se shtysa e autorit ka qenë dashuria për ta paraqitur vendin e tij sa më denjitoz parë të huajve, por dhe para vetes, pasi nganjëherë i shohim e prekim bukuritë shqiptare, por pa ditur si të sillemi me to. Nuk e gjejmë veten, secili sipas mënyrës së tij, jo vetëm strukturat qeveritare që merren me turizmin, por dhe organet e pushtetit vendor, komunat e bashkitë, institucionet e monumenteve etj.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :