Data : 15 11 2018
KryeTitujt :

Trump: Gjermania nuk i përmbush detyrimet e saj ndaj NATO=s

në Samitin e Brukselit të mërkurën, NATO shpreson që anëtari i saj më i rëndësishëm, SHBA, të mos shkaktojë dëme të mëdha.

“Deri në këtë pikë kanë arritur marrëdhëniet transatlantike”, thotë analisti N i cituar nga “Deutsche Welle”.

Kanadaja dhe partnerët europianë e presin me frikë Trumpin në kryeqytetin belg, ku është e qartë se presidenti amerikan nuk do të druhet të hapë gojën për faturat e mbrojtjes.

Edhe pse europianët kanë nisur të shpenzojnë më shumë për ushtrinë, e kjo është e dukshme tashmë, shefi i Shtëpisë së Bardhë sërish nuk është i kënaqur.

Zemërata e tij i drejtohet më së shumti Angela Merkelit.

“Gjermania, – argumenton Trumpi, – është vendi kryesor në BE dhe nuk i përmbush detyrimet e saj, duke u kthyer në një shembull të keq edhe për të tjerët”. “Gjermanët, – thotë Trumpi, – bëjnë pazare në fushën e energjisë me rusët dhe ne amerikanët jemi budallenjtë që paguajmë çdo gjë”.

Pjesë e përpjekjeve të tij për të ndryshuar situatën ishte edhe paralajmërimi për një tërheqje të mundshme të trupave amerikane nga Gjermania.

Sipas Riegert, të ardhmen e marrëdhënieve brenda NATO-s e ka skicuar Ministria e Mbrojtjes në Poloni. Polakët kanë ofruar dy miliardë në vit për stacionimin e trupave amerikane. Ky model mund t’i pëlqejë Trumpit. Gjithë çfarë u ka mbetur anëtarëve të tjerë të aleancës është që të shpresojnë se presidenti i fuqisë më të rëndësishme ushtarake do ta njohë detyrimin për ndihmë brenda këtij organizmi.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :