Data : 24 09 2018
KryeTitujt :

Trump gati për luftë, luftanijet amerikane afrohen në brigjet siriane

Trump gati për luftë, luftanijet amerikane afrohen në brigjet siriane

Luftanijet amerikane në brigjet siriane

Para disa orësh, përmes ‘Twitter-it’ Presidenti Trump njoftoi ‘kundërpërgjigjen e ashpër’ ndaj ‘kafshës Assad’ që përdor armët kimike ndaj popullit të tij. Por më herët ai kishte postuar një tjetër status.

Një foto e tij me 19 komandantët më të lartë ushtarakë në zyrën e Ovale, paralajmëronte edhe vendimin e njoftuar sot.

Por pas deklaratës për luftë të Trump, luftanija USS Donald Cook, e ngarkuar me 50 raketa me rreze të largët “Tomahawk”, tani është vendosur në Mesdheun Lindor pranë territorit të mbajtur nga Bashar al-Assad në Siri.

Ndërkohë që të mërkurën, luftanija USS Harry Truman, një avionmbajtës bërthamor i shoqëruar nga 4 anije më të vogla, të cilat brenda pak ditësh do ta vendosnin Sirinë brenda rrezes së goditjes.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :