Data : 25 09 2018
KryeTitujt :

Trump: Koreja e Veriut mbetet një kërcënim i jashtëzakonshëm ndaj SHBA

Donald Trump, Presidenti amerikan, deklaroi se Koreja e Veriut ende është një kërcënim i jashtëzakonshëm ndaj vendit të tij.

Me anë të një dekreti presidencial, Trump ka mbajtur në fuqi sanksionet ekonomike ndaj Koresë së Veriut, që posedon armë bërthamore, ndërkohë që zgjati për një vit “gjendjen kombëtare emergjente” ndaj këtij shteti.

 

 

Megjithatë, pas takimit me liderin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, presidenti Trump shkruajti në Twitter se “tanimë nuk ka kërcënim bërthamor nga Koreja e Veriut”.

Ndërkaq, nënshkrimi i këtij dekreti vetëm nëntë ditë pas kësaj deklarate, shtroi pikëpyetje.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :