Data : 18 11 2018
KryeTitujt :

TRAMUNDANË LIRIKE

Nga Albert HABAZAJ

Albert-HabazajVlorë-300x223

Vlonjates nga Kosova, të famshmes Meliha Doda

Me një mall sa deti

Për Meliha Dodën,

Po e nis një këngë

Si nderim për Vlorën.

Ref.: Lule e pavyshkur

          E këngës magjike,

          Buzagaz pranvere,

          Tramundan’ lirike.

Nga Kosova bijë

Dhe nuse në Vlorë,

Spërkatur me hënë,

Larë me dëborë.

Me Kostandin Thanën,

Me Reshat Osmanin,

Mbanin me ju iso

Bilbilat e malit.

Thëllëzat e fushës

Në konkurse maten,

Gjerdani i gushës-

Trioja vlonjate.

Meliha, je fati

Për këngën e Vlorës.

Zëri yt si mjalti-

Më i mir’ i botës!…

*Një jetë i këndoi dashurisë Meliha Doda (1942- 2012), bijë nga Kosova dhe nuse në Vlorë, e famshme vetëm dhe me “Trion vlonjate” të njohur, tok me Reshat Osmanin dhe Konstandin Thanën

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :