Data : 15 11 2018
KryeTitujt :

Thumanë-Fushë Krujë-Vorë-Kashar, Orikum–Himarë dhe Milot-Balldren,me koncesion

 

Programi “një miliard euro” i qeverisë, për zhvillimin e infrastrukturës përmes partenritetit publik-privat, përveç rrugës së Arbrit,  janë së paku edhe 3 akse të tjera rrugore që do të ndërtohen sipas kësaj formule

I pari në listë është segmenti Thumanë-Fushë Krujë-Vorë-Kashar, për të cilën ka një ofertë konkrete nga kompania “Gener 2”, që ka marrë bonusin e qeverisë. Kosto e projektit është 244 milionë euro dhe gjatësia e rrugës 20,8 kilometra.

Vepra tjetër është rruga Milot-Balldren, pjesë e autostradës Adriatiko-Joniane. Kjo rrugë ka një gjatësi 18.2 kilometër dhe kosto të përafërt me 100 milionë euro.

Segmenti i trete është rruga Orikum–Himarë me kosto 130 milionë euro. Për këtë projekt ka 2 variante, ose transformimi i rrugës ekzistuese me standarde europiane, ose ndërtimi i një aksi pjesërisht të ri me tunel në Llogara.

Në listë ka qenë edhe segmenti Kardhiq–Delvinë me gjatësi 28 kilometër dhe kosto 64 milionë euro, por në fund është vendour që ky aks të ndërtohet me paratë e buxhetit të shtetit.

Projekti “një miliard euro” parashikon që paratë të investohen nga privati dhe më pas ky borxh të shlyhet në vite nga buxheti i shtetit. Kjo praktikë ka tërhequr vëmendjen e FMN-së, e cila i ka kërkuar qeverisë të bëjë kujdes.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :