Data : 15 12 2018
KryeTitujt :

Thomas Greminger: Lufta kundër korrupsionit mbetet e një rëndësie parësore

Thomas Greminger, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, vlerësoi reformat e ndërmarra nga qeveria ndërsa përfundoi sot vizitën dyditore në Tiranë gjatë së cilës u takua me zyrtarët më të lartë të Shqipërisë.

“Lufta kundër korrupsionit mbetet e një rëndësie parësore për vendin dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është e gatshme të ndihmojë për krijimin e një historiku të qëndrueshëm hetimesh proaktive, ndjekjesh penale dhe dënimesh”, tha Greminger.

Prezenca e OSBE-së vazhdon ta mbështesë qeverinë në hartimin dhe zbatimin e Strategjisë Kombëtare kundër Korrupsionit 2015-2020.

“Shqipëria ka bërë përparime të ndjeshme në axhendën e saj të reformave. Reforma zgjedhore ka shënuar një fillim pozitiv falë vullnetit ndërpartiak, por ky ritëm duhet mbajtur. Rekomandimet e Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) duhet të marrin zgjidhje përpara zgjedhjeve të ardhshme”, tha Greminger.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :