Data : 18 11 2018
KryeTitujt :

Thënie të vërteta dhe të gabuara

Thënie të vërteta dhe të gabuara

 

sall 23

Të vërteta

Është e nevojshme të hash sallatën para gjellëve (në fillim të vaktit). Të konsumosh një racion zarzavatesh, para se të fillosh një vakt të plotë, ndihmon në kontrollimin e oreksit, fryrjeve të stomakut, ato japin ndjesinë e ngopjes.

-Nuk duhet të darkohet shumë vonë

Midis darkës dhe momentit për të fjetur duhet të kalojnë të paktën 3 orë, për t’i dhënë mundësi trupit të kompletojë tretjen dhe për të mos ndërhyrë me gjumin. Do të ishte shumë mirë të mos darkosh pas orës 20.30-21.00 sepse në darkë metabolizmi ngadalsohet dhe është më e vështirë të djegësh atë që han.

-Është mirë të mos i shoqërosh disa ushqime me të tjera.

Është mirë që në të njëjtën vakt, të kombinosh ushqime që përmbajnë të njëjtat vlera ushqimore, si për shembull mish dhe djathë:kështu rrezikohet të kesh tepricë proteinash dhe yndyrnash. Evito konsumimin e ushqimeve të pasura në fibra (drithëra, bishtaja, perime)me ato që përmbajnë Kalçium (qumështi dhe produktet e tij) duke hedhur (mish, vezë)sepse reduktojnë tretjen e këtyre mineraleve.

-Ka periudha gjatë vitit të cilat janë ideale për tu dobësuar.Në pranverë dhe verë ndjehemi shumë të motivuara nga prova e rrobebanjove. Ndërsa është mirë të ndaloni në periudhat e stresit!

Të gabuara

-Nuk është e vërtetë që ushqimi light ndihmojnë në mbajtjen e dietës

versionet e lehta të yshqimeve yndyrore dhe të sheqernave si gjalpi, djathi, pijet janë të lejueshme ndonjëherë. Është mirë të mos egzagjerohet jo vetëm sepse ushqimet light janë më të pasura me konservues në krahasim me ushqyesit tradicionalë, por edhe sepse me justifikimin se janë të lëhta, përfundojnë duke e egzagjeruar me sasitë, duke mos ia arritur qëllimit për t’u dobësuar.

-Yndyrnat të ngopin më shumë?Është e rreme

Aftësia ngopëse e një ushqimi nuk është në përpjestim të drejtë me vlerën kalorike, siç mendohet shpesh. Në të kundërt, ato që të ngopin më shumë janë ushqimet e pasura me proteina, më pas ato me karbohidrate(makaronat dhe buka është e vërtetë që të ngopin shpejt, por kjo ndjenjë zgjat pak)Ndërkohë ushqimet me një përqindje të madhe yndyrnash jo vetëm që nuk treten shpejt por kanë një aftësi ngopëse shumë të dobët. Për këtë mund të kesh uri dhe nëse nuk ka kaluar koha e mjaftueshme nga vakti i mëparshëm.

-Nuk është e vërtetë se kush vuan nga kapsllëku shëndoshet më shumë. Kapsllëku shkakton më tepër fryrje ose njenjë rëndese, por ama, këto nuk kanë të bëjnë fare me mbipeshën.

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :