Data : 22 09 2018
KryeTitujt :

Tërmeti në Tiranë, lajmi deri në Kinë

Tërmeti që goditi sot Tiranën është raportuar edhe në mediat e huaja. Agjencia e lajmeve Reuters shkruan: Tërmeti 5.1 ballë dredh Shqipërinë.

Më tej Reuters raporton se lëkundjet kanë qenë në Portin kyresor të Shqipërisë, në Durrës por u ndjenë edhe në Tiranë.

Referuar Instituti Shqiptar të Gjeoshkencës, Reuters shkruan se tërmeti kishte epiqendër pranë Gjirit të Lalzit, me një thellësi prej 18 km dhe zgjati 10 sekonda.

Me të njëjtin titull e nis artikullin edhe agjencia kineze “Xinhua”.

“Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter goditi Shqipërinë në orën 11:01 të mërkurën, njoftoi Instituti Shqiptar i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujërave dhe Ambientit”, shkruan Xinhua.

Tërmeti është pasqyruar edhe nga mediat italiane. “Tërmeti në Shqipëri me magnitudë 5.1, tronditje edhe në Puglia”, shkruan “Sky tg 24

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :