Data : 11 12 2018
KryeTitujt :

Të njoha me frikën time…

Të njoha me frikën time…

Nga: izotaIzota Rexho Haruni

 

 

 

 

 

Pa mburoja,
pa ushtare e lashë kalane,
mbi bedena ska flamur,
pa dyer të mbyllura,
pa kufij.
Hyre si uragan,përmbyse rregulla e vendime,
rrëzove mur.
Si munde të levizësh boshllekun tim
pa levizur as një të vetëm gur?
Si arrite të ma mposhtësh vetmin?
Më hyre në driten e syrit,
në zëmër e në mendime,
m’u ule në folezën e shpirtit,
përqafuar me dashurin.
U bëre koha ime.
Ditet largoheshin e
më afër meje të sillnin,
më afër dëshirave, ëndërrave,
përzier me ajrin që thith,
Më afër jetës.
Ndërsa ushqehesha me ty,
çdo ditë të jepja pjesë nga vetja,
e di, ti nuk ishe e para dashuri,
ishe e vërteta, e ëndërruara,
e madhja, ajo e vetmja,
ajo që e ndesh një herë në jetë,
ajo që ti pasi e humbe, e njehë.
Të ndjeja …
Më gudulisje ndjenjën ëmbëlsisht,
futur në mua, unë isha bërë Ti.
Të futa në dyshimet e mia,
në të miat pasiguri,
Te dhashe lakuriqësin , të paprekshem,
ate që shihet veç me shpirt.
Më thellë …
Të njoha me friken time.
Atë se kishte njohur njëri.
Të prekësh friken e dikujt është akoma më intime.
Është më shumë se të humbasësh në dashuri….

I.R.H.
shtator/2018.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :