Data : 16 10 2018
KryeTitujt :

Taulant Balla: Vettingu në drejtësi po çliron drejtësinë nga kapja 26-vjeçare

Taulant Balla:  Vettingu në drejtësi po çliron drejtësinë nga kapja 26-vjeçare

b1

Në vijim të bashkëpunimit të shkëlqyer me Fondacion gjerman “Friedrich Stiftung” gjatë fundjavës u zhvillua kursi trajnues me drejtuesit e FRESSH, në kuadër të fushatës “Partia Socialiste e Hapur për Ty”.

I pranishëm në këtë trajnim Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se Politika bëhet edhe më pak interesante për të rinjtë teksa dëgjojnë çdo ditë akuza të pavërteta dhe përbaltje.

Sipas Ballës drejtuesve të opozitës aktuale i janë prekur plot interesa në sistemin e vjetër të
drejtësisë, sepse vetting-u në drejtësi po çliron drejtësinë nga kapja 26 vjeçare. Institucionet e drejtësisë së re fillojnë shumë shpejt, përmes tyre edhe vetting-u në politikë.
Në përfundim të fjalës së tij Balla theksoi se politika është një fuqi që mund të bëjë shumë mirë dhe për këtë sipas tij duhet të angazhojmë sa më shumë të rinj në Partinë Socialiste e t’ju japim mundësinë të kontribojnë për Shqipërinë që Duam.

Fjala e plotë e Taulant Ballës:

 

“Politika bëhet edhe më pak interesante për të rinjtë teksa dëgjojnë çdo ditë akuza të pavërteta dhe përbaltje. Prandaj ne kemi vendosur të mos i kushtojmë më vëmendje politikës së përbaltjes. E gjithë vëmendja jonë është për njerëzit.

Ne kemi shumë sfida të reja, të vështira përballë nesh, por kjo është normale sepse reformat që kemi ndërmarrë kanë prekur shumë interesa. Drejtuesve të opozitës aktuale i janë prekur plot interesa në sistemin e vjetër të drejtësisë, sepse vetting-u në drejtësi po çliron drejtësinë nga kapja 26 vjeçare. Institucionet e drejtësisë së re fillojnë shumë shpejt, përmes tyre edhe vetting-u në politikë.

Ju anëtarët e FRESSH duhet të jeni krenarë që me Partinë Socialiste arsimi po transformohet dita ditës drejt standardeve europiane.

Ju duhet të komunikoni me ata bashkëmoshatarë që thonë se vota nuk ndryshon asgjë, e duhet tu shpjegoni se ata gabojnë, sepse ndryshon. Me Partinë Socialiste po bëhen të mundura gjëra që përpara nuk dukeshin të mundura. Jo vetëm reforma në drejtësi. U bë gjithashtu reforma territoriale. U bë reforma në arsim, për të cilën thuhej nuk bëhet, po shpërndahen çdo ditë hipotekat për mijëra familje dhe këtë e bëri vota për Partinë Socialiste. Pasi nëse vota nuk do ishte për Partinë Socialiste nuk do ishin bërë dhjetra mijëra legalizime, teksa do vijonte informaliteti. Po mbarojmë të gjitha rrugët e lëna rrugëve dhe kemi filluar akse të reja madhore si “Rruga e Arbërit”.

b2 b3

Vota pra, bëri që Shqipëria sot, në vitin e
dytë të mandatit tonë të dytë, të ketë rritjen më të lartë ekonomike në rajon, çka do të thotë nëse vota do të ishte për ata që rrënuan vendin nga 2005 deri në 2013, do të ishte shumë më i lartë borxhi, teksa 97% do të vuante lakun e taksës së sheshtë, kur i pasuri dhe i varfëri taksoheshin njëlloj.

Pra, nuk janë të gjithë njësoj, dhe si nuk paska rëndësi nëse shkon apo jo në votime.

Politika është një fuqi që mund të bëjë shumë mirë dhe për këtë duhet të angazhojmë sa më shumë të rinj në Partinë Socialiste e t’ju japim mundësinë të kontribojnë për Shqipërinë që Duam”.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :