Data : 19 12 2018
KryeTitujt :

Taulant Balla: Që do vinte dita pas 27 vitesh që PD-ja do të thërriste protestë për “Babalen”, ky është turp i madh

Taulant Balla, Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, në fjalën e tij në kuadër të turit të llogaridhënies publike “Puna për Shqipërinë që Duam”, në njësitë Labinot Mal dhe Fushë Labinot të bashkisë Elbasan, është ndalur te protesta e organizuar ditën e shtunë nga opozita, duke kërkuar prej kësaj të fundit që të mbajë përgjegjësi për baltosjen e imazhit të vendit.

 

“Opozita thirri një protestë. Në çdo vend të botës opozita mund të thërrasë një protestë, por që  do vinte dita që pas 27 vitesh PD-ja do të thërriste protestë për “Babalen”, ky është turp i madh.

Nëse Edi Rama do të kishte pasur qoftë dhe një fije dyshimi nëse regjistrimi do të ishte i vërtetë, ministri Xhafaj nuk do të ishte më në atë detyrë. Por ama sfida është po ky Lulzimi me Saliun, mbajnë përgjegjësi për dëmin që i bëjnë imazhit të vendit dhe gjithë këtë baltë që i bëjnë Shqipërisë?

Do kishim dashur të kishim një opozitë konstruktive që në fakt llogaridhënien e parë mos ta bënim në publik, por në Kuvend” – tha Balla

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :