Data : 14 12 2018
KryeTitujt :

Taulant Balla: Autoriteti i Aviacionit Civil të japë informacion për anullimet e fluturimeve

Taulant Balla: “Autoriteti i Aviacionit Civil të japë informacion për anullimet e fluturimeve
 taulant-balla-e1512225597461
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë mbledhjes së Komisionit për Integrimin Europian, ku u diskutuar projekt-ligji “Për Kodin Ajror” shqetësimin e shumë pasagjerëve, kryesisht emigrantë shqiptarë në Itali por edhe turistë italianë, lidhur me vonesat, anullimet e fluturimeve që lidhin Italinë me Shqipërinë gjatë muajve të sezonit të lartë Qershor – Gusht dhe Dhjetor-Janar kërkoi që Autoritetit i Aviacionit Civil të japë një shpjegim me shkrim lidhur me arsyet pse kanë ndodhur këto vonesa.
“Me vëmendjen tek njerëzit, ngritëm sot në Komisionin e Integrimit Europian gjatë diskutimit të projekt-ligjit “Për Kodin Ajror” shqetësimin e shumë pasagjerëve, kryesisht emigrantë shqiptarë në Itali por edhe turistë italianë, lidhur me vonesat, anullimet e fluturimeve që lidhin Italinë me Shqipërinë gjatë muajve të sezonit të lartë Qershor – Gusht dhe Dhjetor-Janar”, deklaroi Balla.
Sipas Ballës shqetësimet lidhen me mos respektimin e të drejtave të pasagjerëve të cilat duhet të trajtohen në përputhje me nenet 138 dhe 140 të Kodit Ajror të RSh, si edhe aktet nënligjore në ndjekje të tij, përkatësisht Urdhëri i Ministrit “Për kompensimin dhe asistencën e pasagjerëve në rastin e mospranimit në bord të avionit dhe anulimit ose vonesës gjatë fluturimeve”, transpozim ky i Rregullores Evropiane Nr. 261/2004, për rregullat e përbashkëta për kompensimin dhe ndihmën për pasagjerët, në rast anomalish në operim prej shoqërive ajrore.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :