Data : 18 12 2018
KryeTitujt :

TA MBROJMË GJIROKASTRËN NGA SHKTATËRRIMI SE DO NA MALLKOJNË BREZAT E ARDHSHËM

Nga Naxhi Kasoruho, “Mjeshtër i Madh”

naxhi-kasoruho-c1200x600

Këto ditë të ftohta dimri në mbrëmje ri i frikësuar para televizorit mos në emisionin e lajmeve dëgjoj ngjarje të dhimbshme.  Madje në të kaluarën ka patur dhe ngjarje tronditëve.

Para disa vitesh ra një pallat 5 katësh aty në fund të lagjes Hazmurat ku banorët dolën në rrugë të tmerruar duke humbur shtëpi e katandi madje pati edhe tre viktima. E tmershme!

Këto ditët e fundit një pallat 5 katësh aty tek kodra në hyrje të qytetit në lagjen “Punëtore” lëvizi nga vendi dhe banorët dolën të lemerisur jashtë e ç’të shikojnë: toka ishte çarë e hapur duke formuar një hendek të thellë. Si rezultat i shirave të rrëmbyeshëm rruga tek “Kodra e Shtufit” rrëshqiti poshtë dhe gjithë balta u përplas tek pallati çau muret dhe hyri me gjëmim në të gjitha dhomat e tre kateve të para duke tmerruar banorët. Ishte si në ato filmat e luftës me anijet në det ku gjylja e topit çan hambrin dhe anija mbushet me ujë dhe mbytet.

Këto ditë isha në Gjirokastër dhe u trondita kur pashë murin e kështjellës të çarë e të hapur që paralajmëron një katastrofë të paimagjinueshme nëse nuk ndërhyjet urgjentisht.

  • Guo vadiss?

Në këto momente më vjen në mendje ajo thënia e famshme e çekut Julis Kuçik ku thotë: “Njerëz jini vigjilentë“ Jo vertëm që duhet lëshuar sinjali SOS por të gjithë ta mbrojmë Gjirokastrën nga shkatërrimi se do të na mallkojnë pasardhësit.

Ta mbrojmë këtë perlë të Ballkanit, ta lemë të bukur e të pacënuar siç na e lanë ne prindërit dhe prindërit e prindërve tanë. Gjirokastra me pamjen befasuese të veçantë e të papërsëritshme duket sikur është ndërtuar brenda një nate.

Po ta soditësh nga bedenat e kështjellës atë mrekulli që të ofron pamja e saj menjëherë të vjen në mendje përcaktimi i Kadaresë kur thotë: “ Gjirokastra duket sikur ka dalë një natë dimri në anë të udhës si qenie prehistorike”. Nuk besoj se ka një tjetër përcaktim më filozofik dhe impresionues se ky.

Ndonëse mbi 7 dekada jetë në këtë qytet sa herë që ulem të shkruaj pyes veten: Si ka mundësi të jetë kaq i magjishëm ky qytet i ergjentë ku e ka thelmbrën e Akilit kjo mrekulli që e ka emrin Gjirokastër? Më kot kërkoj ta gjej! Por tani e kuptoj pse një i huaj këtu e 5 dekada më parë që erdhi në Gjirokastër dhe e pa këtë qytet tha: “Ju duhet të ndërtoni një posto-bllok këtu tek ura e lumit dhe cilido që do të hyjë brenda në qytet duhet ta paguaj biletën”.

Do ta ilustroj këtë me një këngë të grupit polifonik të lagjes “Cfakë“ kënduar në kalanë e Festivalit ku thotë:

Gjirokastër hane – hane,

E mënçur dhe kapedane,

Ke lindur nga  mali i Gjerë,

Syri yt sheh larg përherë.

Çdo shtëpi kështjellë guri

Kush të pa e nuk të mburri.

Vërtet kush nuk u befasua dhe u mahnit nga ky qytet i magjishëm. Ta ruajmë këtë vlerë të kulturës tonë kombëtar që mbrohet nga UNESCO.

Ne e duam Gjirokastrën, Gjirokastra i do të gjithë.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :