Data : 15 11 2018
KryeTitujt :

“Si u dënua grupi i sabotatorëve të naftës në Patos dhe u sollën intelektualë për riedukim”

INTERVISTA/ Flet piktori Qemal Agaj:Zhani Cikon e sollën për t’u edukuar në gjirin e “klasës” punëtore në Patos, si mësues muzike në shkollën 8-vjeçare. Po ashtu, dhe Leka Bungon, aktor dhe regjisor i suksesshëm, e çuan punëtor në uzinën mekanike”

 

“Si u dënua grupi i sabotatorëve

të naftës në Patos dhe u sollën

intelektualë për riedukim”

 

Ai kishte thurur ëndrra për t’u bërë artist, por për shkak të biografisë, gjithçka mbeti vetëm e tillë. Me një baba të arratisur jashtë vendit, kur ai ishte vetëm një vjeç, kjo nuk mund të pretendohej në Shqipërinë e para viteve ’90. Por gjithsesi, piktori Qemal Agaj përfitoi nga i ashtuquajturi “liberalizëm”, duke u caktuar të punojë në Pallatin e Kulturës në Patos. Aty ku pa me sytë e tij nga afër edhe tmerret e diktaturës, siç ishte edhe dënimi ndaj të ashtuquajturit “grup sabotator i naftës”. Emocione këto që i tregon në një rrëfim të posaçëm për “Albanian Free Press”. Shoqëruar edhe me mjaft të dhëna interesante mbi jetën dhe krijimtarinë e fotografit të madh me origjinë shqiptare, Gjon Mili Njëra prej të cilave është pikërisht lidhja e pandarë e tij me Pikason, artistit të cilit i janë bërë më shumë fotografi….

 

Intervistoi për “Albanian

Free Press”: Fadil Shehu

 

Nëse do të doja të dija diçka për vitet tuaja si piktor i Pallatit të Kulturës në qytetin e Patosit. Si do t’i kujtonit ato në këto momente?

Pas mbarimit të gjimnazit, kur të gjithë shokët e mi shkuan në universitet, mbeta fillikat i vetëm. U gëzova kur më thirrën ushtar. Por edhe ushtria mbaroi. Në Vlorë, sërish një njeri i trishtuar, pa punë, pa një të ardhme. Një i njohuri im më sugjeroi të shkoja në Patos. Me një vërtetim sikur kisha punuar elektricist në ushtri, gjeta punë në Ndërmarrjen e Ndërtimi-Montimit, ku njëkohësisht bëja dhe punën e dizenjatorit në raste festash dhe përvjetorë, me parulla nëpër kantiere. Emërimi im si piktor i Pallatit të Kulturës erdhi fare papritur. Në atë kohë nisi të ndërtohej Muzeumi i Industrisë së Naftës në Patos. Për pasurimin e dekorit brenda dhe jashtë tij, u thirrën për të punuar dizenjatorë nga ndërmarrje të ndryshme të sistemit të naftës, midis tyre dhe unë. Ndërkohë për disa punime që u mirëpritën, karikaturisti i njohur Enriko Veizi, më zgjodhi si bashkëpunëtor për pasqyrimin e grafikëve të zhvillimit të industrisë së naftës. Pata fatin që punova me një nga njerëzit më brilantë që kam njohur. Në të njëjtën kohë në Patos, u ndërtua Pallati i Kulturës, i cili pasi u plotësua me administratën e nevojshme, drejtor Qazim Lilo, shef muzike kompozitorin Dhimitër Çuri, fizarmoniçistin dhe kitaristin Gaqo Tërpini, donte dhe një piktor. Për opinionin e mirë që krijova në dekorimin e muzeumit, autoritetet e qytetit më zgjodhën mua. Ishte shumë për një djalë të ri, me biografi të keqe dhe pa arsimin e duhur.

Si do e kujtonit bashkëpunimin me kolegët tuaj dhe artistët, në këtë folezë arti?

Padyshim ishte një ndjenjë e veçantë, edhe për faktin që unë isha pjesë e aktiviteteve kulturore-artistike që zhvilloheshin. Njohja nga afër me Enriko Veizin dhe punimet që përfunduam së bashku në muzeun e naftës kanë mbetur të freskëta në kujtesën time. Unë askushi, ndihesha i respektuar nga më i respektuari, për vlerat e tij si qytetar, inxhinier në naftë  dhe artist i njohur. Në atë periudhë, Enriko ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të qytetit të Fierit. Të punoje dhe shoqëroheshe me kitaristin Gaqo Tërpini, i cili njihej për vlerat e tij, ishte gjithashtu kënaqësi. Njihej nga korifej të letërsisë dhe artit në Shqipëri, ku do të veçoja takimin me Ismail dhe Elena Kadare. Pasi luajti në kitarë për një kohë të gjatë, i impresionuar, Ismaili i kushtoi një poezi me titull: “Kitaristit Gaqo Tërpini”, që fillon me vargun: “Koka e madhe si shpellë/ mbështetur mbi kitarë…”. Kurrsesi nuk do harroj as drejtorin e këtij institucioni, Qazim Lilo, i cili shpesh më thërriste,“Shekspiri i Qazos”. Dukej Qazua e dinte Shekspirin si piktor. Kurse të uleshe në tavolinë me humoristin Luftar Paja ishte çlodhëse.

Si ndiheshit përballë artistëve, të cilët Partia i solli për t’u “edukuar” në gjirin e klasës punëtore, në qytetin e Patosit?

Ishte një periudhë pas të ashtuquajturit liberalizëm’’, nga e cila përfitova emërimin tim si piktor, që ngjarjet filluan të zhvilloheshin në drejtim të kundërt. U shpall lufta kundër liberalizmit dhe shfaqjeve të huaja në art dhe kulturë. Kjo fushatë përfshiu Zhani Cikon, i cili nga Drejtues Artistik i Teatrit të Operës dhe Baletit dhe shpesh, udhëheqës artistik i festivaleve në radio-televizion, e sollën për t’u edukuar në gjirin e “klasës” punëtore në Patos, si mësues muzike në shkollën 8-vjeçare. Ishte mrekulli, ndërsa unë punoja në studion time dhe në dhomën ngjitur të dëgjoje në violinë ekzekutimet virtuoze të Zhanit, i cili pasditeve praktikohej me orë të tëra. Po ashtu, Leka Bungo, aktor dhe regjisor i suksesshëm, e çuan punëtor në uzinën mekanike. Të punoje për skenat e dramave që Leka vinte me trupën e teatrit të Patosit, ishte një privilegj.

Pas 10 vjetësh, pa pritur ju komunikohet urdhri nga ana e drejtuesve të partisë dhe pushtetit, për t’u larguar nga qyteti i Patosit. E prisnit këtë ndarje?

Ishin vitet 1976-1977, ku pas valës së arrestimeve dhe burgosjeve, në industrinë e naftës, nisi spastrimi nga “armiqtë” dhesabotatorët”. Ishte koha kur partia “fabrikonte grupe armiqësore”. Mua, si me biografi të keqe, më njoftuan se duhej të largohesha nga Patosi. Pa dyshim nuk e prita mirë; ku të shkoja, pa punë, pa shtëpi, ndërkohë kisha familje dhe djalin tre vjeç, pa harruar këtu  mbiemrin tim, që në Vlorë tingëllonte si kambanë alarmi. Por kur mendoja  se mjaft drejtues dhe inxhinierë të njohur, si Lipe Nashi, Koço Plaku, Beqir Aliaj, Niko Koçobashi, Petraq Xhaçka dhe njeriu që aq shumë admiroja, Enriko Veizi, u arrestuan dhe u burgosën, ishte e turpshme të ligështohesha. Nuk mund të harroj çastin, kur për të diskretituar këta “sabotatorë”, i sollën me pranga në sallën kryesore të këtij pallati me më se 600 vende. Njoftimi ishte bërë disa ditë më parë. Një hije mortore kishte rënë mbi qytet. Te dera  kryesore, midis shpatullave  te njerëzve, vura re në podium të arrestuarit, të shpërfytyruar, me pranga në duar. Kur përfaqësuesi i (ç)drejtësisë filloi të shqiptonte emrat, britma e një të porosituri trushplarë, “në litar’’, u shoqërua nga dhjetëra të tjera. Nuk dëgjohej gjë tjetër veç një turmë që thërriste: “Në litar, në litar…”. M’u duk sikur do të shpërthente salla. Rrëqethëse… U largova nga Patosi me një përzierje kujtimesh të bukura dhe dhimbje, me respekt për shoqërinë që krijova dhe njerëzit e thjeshtë të atij qyteti.

 

Në vitet ‘90-të, si në të gjitha vendet e Lindjes, edhe në Shqipëri shpërthyen lëvizjet demokratike. Si i pritët këto?

Ngjarjet në atë kohë, rodhën vrullshëm. Lajmi i djeshëm  kontradiktohej nga ai i sotmi dhe i sotmi zhvlerësohej nga i nesërmi. Ngjarjet në Poloni, muri i  Berlinit, Çaushesku që ekzekutohet në Rumani, busti i Enver Hoxhës që e heqin zvarrë në rrugët e Tiranës, hapja e ambasadave, Porti i Durrësit… Dukej, që po të perifrazoj piktorin tonë të shquar, Ibrahim Kodra: “Kishte ardhur koha për pastrimin e stallave, që kishin mbushur për 50 vjet hapësirën shqiptare, me kundërmimin e tyre të padurueshëm”, (Kodra, një univers – A.Tafa,1992) Në këtë katrahurë ngjarjesh, vëmendja ishte si të largoheshe nga Shqipëria. Ndërkohë, babai na porositi: Mos merrni arratinë. Kini durim. Ju do të vini këtu”. Kur u hap Ambasada Amerikane në Tiranë, në 1994-tën, unë dhe vëllai erdhëm me gjithë familjet.

 

Dy fëmijët tuaj, djali Indridi studioi në universitetin e njohur U.F. në Geinsvill, ndërsa vajza Ina, në atë kohë 11-vjeçe, në shkollë. A jeni të kënaqur prej tyre?

Unë dhe bashkëshortja ime Flora, gjithë vëmendjen e përqendruam në edukimin e tyre. Në Shqipëri, djali mbaroi shkollën e mesme artistike për pikturë. Këtu vazhdoi për inxhinieri ndërtimi. Edhe vajza, Ina, në Shqipëri ishte nxënëse po në shkollën artistike për violinë. Këtu Inës i vazhduam kurse private, çka bëri të ishte violiniste në orkestrën simfonike të universitetit, po në Geinsvill. Por edhe ajo si djali, zgjodhi rrugë tjetër, mbaroi studimet për juridik. Dëshironim të kalonim pasionet tona për artin  tek fëmijët. Dikur Flora, ka qenë violiniste në orkestrën simfonike të qytetit të Korçës. Dua të veçoj një ngjarje mbresëlënëse, atë të vitit 2000, kur zhvillohej ceremonia e ndarjes së diplomave. Në prani të mëse 200 pjesëmarrësve, nuk harroj momentin, kur të gjithë në heshtje, me emocion, prisnin se kush do të cilësohej studenti më mirë i kursit për atë vit. Kur folësi shqiptoi emrin e djalit tonë, mes emocioneve të papërshkruara,u mblodhëm rreth tij, cili ta përqafonte i pari, babai, unë, Flora. Sipas traditës së shkollës, tashmë emri i tij është gdhendur në sallën e pritjes së bashku, me emrat e studentëve më të mirë në vite, duke mbetur si kujtim i bukur për brezat që vinë. Tani Indridi është“Senior Vice President” i një kompanie të madhe ndërtimi apartamentesh. Kohët e fundit sapo inauguroi një investim të tij personal. Një godinë me tridhjetë apartamente në qytetin Largo.

Ç’do të thotë për ty të ndodhesh midis pikturave të krijuesve shqiptarë, në këtë mjedis arti në shtëpinë tuaj?

Pikturat që shihni në mure, i solla kur erdhëm në Amerikë. Kryesisht janë krijime të piktorëve vlonjatë, Nestor Jonuzi, Skënder Kamberi dhe të djalit, Indridit. Janë kujtimi më i bukur që kam nga Shqipëria.

Si erdhi tek ju jeta dhe vepra e fotografit të shquar shqiptar me famë botërore, Gjon Mili?

Viti 2000 ishte me bollëk botimesh për shekullin që po linim pas. Në atë kohë bleva albumin “The Photo Book”, një album ky me 500 fotografi të zgjedhura nga shekulli i kaluar. Këtu gjeta një foto të fotografit tonë Kel Marubi me titull: “Kapiteni Mark Raka dhe Bajraktari i Shalës”, realizuar në vitin 1922. Duke shfletuar,një emër më tërhoqi vëmendjen, Gjon Mili, me fotografinë me titull, “Pikaso,1949”. Pikaso duke vizatuar me dritë në errësirë. Poshtë si prezantim: “Gjon Mili-Korçë, Albania 1904-1984”. U befasova. U ndjeva krenar. Në një album dinjitoz, përfaqësoheshin dy shqiptarë. Kjo u bë shkak të interesohesha dhe të blija librat e tij, “Photographs & Recollections”, “Picasso’s Third Dimension” dhe më vonë të tjera libra dhe revista ku përmendej Mili. Këto libra ia dërgova dhe shokut tim në Shqipëri, studiuesit të fotografisë, Qerim Vrioni. Këto materiale dhe të tjera herë pas here, u bënë shkak për diskutime. Kështu midis meje dhe Qerimit, u fut në mes Gjon Mili.

 

Cili ishte motivi,që ju bëri, të përktheni dhe shkruani për Milin, madje të botoni në harkun e dy viteve, në çdo numër të gazetës shqiptare “Dielli”, këtu në Amerikë?

Erdhi krejt rastësisht. Dy vjet më parë, në një vizitë te kushërira ime, e cila bashkë me të shoqin, Teki Gjonzeneli, kishte ardhur për të kaluar dimrin në Florida, në tavolinë më tërhoqi vëmendjen gazeta Dielli”.Në faqe të parë njoftohej se shoqëria“Vatra”e shpallte vitin 2016, viti i Faik Konicës. I them Tekiut: Unë di një bashkëpunim midis Konicës dhe fotografit të madh me origjinë shqiptare Gjon Mili”. Në çast, pa më pyetur, Tekiu merr në telefon në Nju Jork, drejtuesin e gazetës “Dielli” dhe duke më zgjatur telefonin më thotë:Fol me Dalipin”. Pas prezantimit, e pyes botuesin nëse dëshironte t’i nisja një shkrim për lidhjen Konica-Mili. Përgjigja e tij mjaftë miqësore më dha kurajo. Fillova të përktheja dhe shkruaja për jetën dhe veprën e Gjon Milit.

 

 

 

EMOCIONI

 

“Takimi me babanë,

pas 50 vitesh në SHBA”

 

“Tre burra shtrënguar rreth njëri-tjetrit. Nuk mbaj mend sa zgjati…, por zgjati ai moment i përqafimit të parë. Kur u arratis babai, unë isha 1 vjeç, ndërsa vëllai pa lindur ende. Tani para tij, dy burra 49 dhe 50-vjeçar. Nëna kishte ndërruar jetë gjashtë vjet më parë. Vitet e fundit të jetës, babai filloi të  bëhej  nostalgjik. Kishte qejf kur i recitoja vargje nga  rilindasit tanë. Një herë, i recitova vargje nga poeti arbëresh, Zef Serembe: “Arbëri që prapa detit na kujton/ se ne të huaj jemi tek ky dhe/ sa vjet u bënë dhe zëmra s’e harron/ se për turkun qëndruam pa mëmëdhe”.Babai uli filxhanin e  kafesë, më vështroi dhe tha: “Nuk e ka thënë mirë ai poeti yt. Duhej të thoshte, se për komunizmin, qëndruam pa mëmëdhe”. Babai ndërroi jetë në vitin 2012, në moshën 90-vjeçare. Gjithsesi, pata fatin të takoj xhaxhanë tonë të madh, Ago Agaj, autor i dy librave,“Lufta e Vlorës”dhe “Mulloshi, Heroi i Kosovës”.

 

 

 

 

PROFILI

 

“Arti i Pikasos zë një vend të

veçantë në fotot e Gjon Milit”

 

Arti i Pikasos, zë një vend të veçantë, në fotot e Milit. Në vizitën e tij të parë, në vitin 1949, ishte Mili në kërkim të pasurimit të artit të tij nga artisti më i shquar i kohës, Pablo Pikaso. Dhe nuk doli i zhgënjyer. Në 30 sekonda, Pikaso i dha Milit, foton “Pikaso duke vizatuar me dritë në errësirë”, e cila është vlerësuar si “ikonë” në krijimtarinë e tij dhe që ka mbetur më e vlerësuara dhe e komentuara, foto që i është bërë Pikasos nga ndonjë fotograf. Ju kujtoj se Pikaso është artisti më i fotografuar i ta gjithë kohëve. Vetëm fotografi irlandez, Eduard Kuin, ka realizuar rreth dhjetë mijë foto të Pikasos. Po ashtu, Mili i shtoi artit të Pikasos një gjini të re, vizatimet me dritëMe këtë cikël fotografish dhe të tjera, në vitin 1950, Mili, së bashku me fotografin e shquar Robert Kapa, hapën ekspozitën, On Picasso” në Muzeumin e artit modern në Nju Jork. I dërguar nga LIFE”, Mili e vizitoi përsëri Pikason në një sesion strikt pune, në vitin 1967. Në këtë vizitë, Mili u përqendrua në skulpturat e Pikasos. Me fotot  nga ky sesion, ai botoi në 1970 librin,Dimensioni i Tretë i Pikasos”. Në këtë vizitë, Mili nuk provoi të fotografonte Pikason duke vizatuar me dritë. Me intuitën e artistit, e kuptoi se s’mund të bënte gjë më të bukur dhe si thotë vetë:Unë e kisha bërë njëherë dhe nuk doja të përsërisja veten’’.

 

(Vijon në numrin e ardhshëm)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

-Sipas jush,cili personalitet në fushën e artit, mbetet më i preferuar për Milin?

Nga personalitetet e artit botëror,më i fotografuari dhe që ka lënë gjurmë në jetën e Milit,ka qenë kompozitori dhe violonçelisti, i shquar Spanjoll, Pablo Kazals (Cazals). Njohja e Milit me Kazals,është me të vërtetë e veçantë. Ishte akoma student,kur dëgjoi për herë të parë një koncert të Bach-ut,luajtur nga Kazals. Mili kujton:“Unë u mbërtheva në inçizimet e tij,dhe i dëgjoja ato me orë të tëra. Preva fotografinë nga gazeta dhe e vara në mur. Unë e kam akoma atë. Për mua, Ai është një mrekulli.”Nën influencën e muzikës së tij, Mili abandonoi oboe-n dhe filloi të ushtrohej në piano.Revista LIFE”, 11 Nëntor 1966,në një botim special kushtuar Kazals, do të shkruante:“Shumë njerëz,në shumë vënde, janë paraqitur para kameras të Milit, por asnjëri nuk ka lënë përshtypje aq të thellë sa violonçelisti i shquar Pablo Kazals”. Mili e takoi për herë të parë Kazals, në vitin 1949. Prej atëhere, deri në vdekjen e muzikantit në vitin 1973, Ai e ndoqi atë kudo në festivalet e Prade-s në Francë, në Greqi,dhe së fundi në San Huan,  Porto Riko,ku Kazals kaloi vitet e fundit të jetës.

-Në një nga botimet e gazetës “Dielli” kam lexuar një shkrim tuajin,kubëhet fjalë për një ekspozite fotografike .Çfarë të veçantë ka ky album për Milin?

The Family of Man”,(Qemali duke më zgjatur albumin) është albumi me fotografi nga ekspozita më e madhe e hapur deri atëhere në botë, në vitin 1955, në Muzeumin e Artit Modernorganizuar nga Eduard Steichen,shef i departamentit të fotografisë në këtë muzeum. Prezantimi i Milit këtu është mjaft dinjitoz. Në 503 imazhe, nga 68 vende të botës, ku përfshihet puna e 273 fotografëve, Mili renditet i treti, me pesë fotografi, nga të cilat tre prej tyre janë me teknikën e fotografisë stroboskopike. E veçanta qëndron në faktin se fotot e kësaj ekspozite, janë tashmë të ekspozuara permanente në muzeumin ”Clearvaë Castle”në Luksemburg, në vendlindjen e autorit, duke u vizituar me shumë interes në çdo kohë.

-Po shikoj disa revista “LIFE’’. A është brenda tyre, sërish Mili?

Kur nisa të interesohesha për Milin, e ndjeva si domosdoshmëri të dija se çfarë ishte shkruar dhe botuar brenda faqeve të kësaj reviste,me të cilën Mili bashkëpunoi për gati dyzet vjet. Në komentet dhe artikujt e kësaj reviste jam bazuar në shumë shkrime për Milin.

-Është e vërtetë që në një libër, Mili flet për artin e tij?

Çdo libër që shihni në këtë raftë, ka lidhje me Milin.“Photography ëithin the Humanities” është libër ku Ai flet përvehten. Eshtë fjala e tijpërpara studentëve të Universitetit“Ëellesley College” në Masaçusets,nëPrill tëvitit 1975.Unë e kam përkthyer të plot këtë bisedë në “Dielli”, Korrik 2017.Ndërsa libri“The Magicof the Opera”është një botim i “Metropolitan Opera House” në Nju Jork. Në kopertinë shkruhet:“Një kujtim i Metroplitan, me njëseri fotografish të kohës nga fotografi Gjon Mili’’.Dhe më poshtë vazhdon:“Në72 foto të mrekullueshme,nga fotografi shquar Gjon Mili,bota magjike e Operas në Amerikë,është sjellë në jetë me fuqi dhe bukuri.”

-Cili prej subjekteve mbetet  më i preferuari për ju?

Mili njihet si artist i veçantë, sidomos për aftësinë e tij, në përdorimin e teknikave të reja në fotografi. Ai është me të vërtetë i shquar në përdorimin e dritës stroboskopike, në fotografimin e sporteve, muzikantëve dhe në mënyrë të veçantë në “Dance Photography”. Kontributi i tij në fotografimin e muzikantëve të xhazit është i pamohueshëm. Nuk ka botim të flas për lidhjen e fotografisë me muzikën e xhazit, sidomos ato të viteve 1938-1945, të mos përmendet Mili. Por sesionet që më kanë tërhequr më shumë, që unë i kam kushtuar tre botime në gazetën“Dielli”,janë ato me Pikason. Cikli i fotografive, Pikaso duke vizatuar me dritë,janë nga më të vlerësuarat që i janë bërë Pikasos. Fotografia që më ka tërhequr më shumë është imazhi ku Pikaso, vizaton me dritë një figurë,e cila nga vetë Mili, botime serioze,artikuj galerish dhe shkrime në shqip, është quajtur Centaur. Qenë fillim të shkrimeve të mia,vura në dyshim emërtimin e figurës. Ndokush mund të thotë: Qemal, sikur po i jep shumë rëndësi vetes! Ndoshta. Por me fakte nga Mitologjia,nga historia e Spanjës,nga jeta e Pikasos dhe përshkrimi i procesit të fotografisë nga vetë Mili, në librin ‘’Dimensioni i Tretë i Pikasos’’, faqe 16,jam munduar të vërtetoj se figura e vizatuar nga Pikaso, nuk është një“Centaur”. Por le të jetë ky një subjekt i hapur. Do dëshiroja të lexoja komente nga të tjerë që shkruajnë për Milin.

-Sipas mendimit tuaj, çfarë është figura e vizatuar nga Pikaso?

Mendoj se figura e vizatuar është “Demi spanjoll”.

-Në Shqipëri, ka 15 vjet që shkruhet për Milin. A keni qenë i lidhur më këto shkrime?

Mund të them se po,por nuk mund të them sa shkrime kam lexuar. Ekspozita me fotografi të Milit, nga Roland Tasho, në vitin 2005,pa dyshim meriton të lavdërohet. Për herë të parë në Shqipëri, artdashësve po u prezantohej njëekspozitë e tillë, e cila u shoqërua me komente, diskutime dhe intervista.Midis tyre pati informacione të reja, por dhe konstatime të gabuara. Ju kujtoj se Mili akoma nuk është përkthyer në shqip. Dua të përmend këtu shkrimet nga Qerim Vrioni, ku pasioni i tij për artin, kultura dhe aftësia për të shkruar, i bëjnë ato interesante. Po ashtu do të veçoja një shkrim nga Besim Fusha, që ka lidhje me një ekspozitë të Milit në 1971, në Paris. Është po ai vit që Mili vizitoi familjen e tij për here të parë në Bukuresht, ku hapi dhe ekspozitë. Unë e kam prezantuar këtë në Dielli, Shkurt, 2017. Mendoj t’a përshkruaj më gjerë në një shkrim të veçantë mbi ekspozitat e Milit. Një tjetër ngjarje, është dokumentari ‘’Dritë”,realizuar nga kineastet Y.Gjollesha dhe S. Bako, në vitin 2015. Ky është dokumentari i parë kushtuar Gjon Milit dhe kjo ka bukurinë e saj. Mili është një artist shumëplanësh. Unë nuk e kam parë dokumentarin dhe nuk e di në ç’këndvështrim e kanë kapur. Por dhe kineastet nuk kanë shpëtuar dot nga konstatime të gabuara. Ajo që më ka tërhequr më shumë vëmendjen, është një koment i Y. Gjollesha-s, në “Gazeta Shqip Online’’, 23 Janar, 2016 me titull:’’Dy vjet në kërkim të jetës së Gjon Milit, kjo kineaste, e paraqet artistin ndryshe’’…Nisur nga idea për të fotografuar objekte në lëvizje,vendosa të eksperimentoja një teknikë tëre si “Light Painting”.Për këtë vendosa të takoj Pikason.” Mendoj se do të ishte  bindëse n.q.s kineastja do të thoshte nga e ka marrë këtë thënie të Milit. Dhe më poshtë vazhdon: “Ndihem me fat që po punoj për figurën e Gjon Milit,dhe mendoj se më shumë se një femër,nuk mund të arrinte ta zbërthente askush. Vetëm një femër mund ta kuptoj delikatesën e tij. Duket qartë që edhe frymëzimi për të kanë qenë femrat”.Vallë kanë po atë mendim, ata me të cilët kineastja është konsultuar?Në artikull kineastja shton:“Ndërsa në fushën e fotografisë,ai cilësohet si shpikësi fotografisë stroboskopike’’. Mendoj se ky është një konstatim i gabuar. Mili nuk është shpikësi i fotografisë stroboskopike. Mili njihet si fotografi më i shquar në përdorimin e kësaj teknike, sidomos në Dance Photography’’.

Mendoni se një ditë, këto shkrime do i përmblidhni në një libër të veçantë?

(Buzëqesh). Jam akoma në punë e sipër për plotësimin e materialit me gjetje dhe komente të reja. Vëmendja ime është përqendruar në saktësinë e fakteve.Ndoshta një ditë do të jem gati.

Po shikoj këtu në një kornizë një dekoratë. Ç’është kjo? Si t’a kuptoj?

Oh! Eshtë histori e gjatë. Dhjetë vjet më parë, në Tetor 2007, kur ishim me pushime nëCocoaBeach, Florida,kam shpëtuar nga mbytja,një grua në një detë me dallgë. Mësova që e shpëtuara ishte Maureen Jenings, 68 vjeçe, shkrimtare e shquar për romane dhe skenare filmash me subjekte dedektivësh nga Kanadaja. Ngjarja bëri bujë. Gazetat në Kanada e komentuan gjatë. Kjo medalje dhe certifikata që ju po shikoni, u jepen atyre njerëzve, të cilët rrezikojnë jetën e tyre, për të shpëtuar të tjerët. Ky është libri i nderit,Qemalduke më treguar një libër,botim ivitit2008,ku në faqen e parë ishte emri i tij, me një përshkrim të ngjarjes. Shkrimtarja në shenjë mirënjohje, më dërgoj libra të saj, shoqëruar  me autografe falënderimi.

-Cilit i mbeteni mirënjohës për ndihmesën ndaj jush, çka bëri që për dy vjet të botoni periodikisht në “Dielli jetën dhe artin e Gjon Milit?

Faleminderit për pyetjen.Më dhe rastin të falënderoj botuesin e gazetës Dielli”, Dalip Greca për oportunitetin që më dha. Dëshiroj gjithashtu të falënderoj foto gazetarin, Dritan Haxhia. Dhe së fundi, por jo më pak të rëndësishëm, djalin tim Indridin për korrektimet nga anglishtja.

 

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :