Data : 21 02 2019
KryeTitujt :

Shqipëria një ndër vendet me rritjen më të lartë të borxhit të jashtë

2287366_come_investire_soldi.jpg.pagespeed.ce.OuKzbiTKw3Huamarrja e jashtme nga ekonomitë me të ardhura të ulëta dhe të mesme u rrit në nivelin më të lartë në katër vjet, sipas Statistikave Ndërkombëtare të Borxhit 2019 të publikuar nga Banka Botërore.

Borxhi i jashtëm i përgjithshëm i vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme u rrit 10 për qind në 2017 në 7.1 trilion dollarë, Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të borxhit të jashtëm ritëm më të shpejtë të akumulimit të borxhit se rritja prej 4 për qind në 2016.

Sipas shifrave, borxhi i jashtëm i Shqipërisë është rritur  me 9.28 % në 2017.

Flukset hyrëse financiare (huamarrja dhe kapitali) në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme u rritën me 61 % në vitin 2017 në nivelin më të lartë në tre vjet, të nxitura nga një rikthim i flukseve hyrëse të borxhit neto.

Flukset neto financiare u rritën në 1.1 trilionë dollarë në 2017, një nivel që u pa më parë në vitin 2013. Ritmi i flukseve neto të të ardhurave neto u nxit nga huamarrja neto që u rrit në 607 miliardë dollarë në 2017, nga 181 miliardë dollarë në vitin 2016, duke tejkaluar hyrjet neto të kapitalit për herë të parë që nga viti 2013.

Flukset hyrëse të investimeve të huaja direkte (FDI), të konsideruara prej kohësh si komponenti më i qëndrueshëm dhe elastik i flukseve të tjera financiare të paqëndrueshme, u tkurrën për të dytin vit radhazi, dhe ranë në vlerën 3 % në  2017. Kurse  hyrjet e kapitalit të portofolit u rritën në 57 miliardë dollarë rritje prej 29 % gjatë vitit 2016.

Në Afrikën Sub-Sahariane stoku i borxhit të jashtëm të kombinuar u rrit 15.5 % nga viti i kaluar në 535 miliardë dollarë. Një pjesë e madhe e rritjes ishte nxitur nga një rritje e huamarrjes nga dy ekonomitë më të mëdha të rajonit, Nigeria dhe Afrika e Jugut, ku stoku i borxhit të jashtëm u rrit 29 % dhe 21 % respektivisht.

Vendet e Azisë Jugore kanë zgjeruar normat e borxhit të jashtëm me 13.3 % mesatarisht, të udhëhequr nga Bangladeshi (23 për qind) dhe Pakistani (17 për qind). Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut,  rezervat e tyre të borxhit të jashtëm u rriten me 11.7 %, pasi një rritje prej 23 % në stokun e borxhit të jashtëm të Egjiptit në 2017 u kompensua me një rritje prej 5 % në Liban. Vendet në Azinë Lindore dhe rajonin e Paqësorit, përveç Kinës, kanë rritur rezervat e borxhit të jashtëm me një mesatare prej 9.3 %. Rezervat e borxhit të jashtëm u rritën 2.5 % në Evropë dhe Azinë Qendrore dhe në Amerikën Latine dhe Karaibe në 2017. /Monitor

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :