Data : 20 07 2018
KryeTitujt :

Shpëtim Idrizi: Lajmet e vjetra të deputeteve të larguara nga PDIU sot shiten si të reja

Shpëtim Idrizi, kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, ka reaguar pas lajmit se dy deputete të partisë së tij i janë bashkuar PS. Ishte Reme Lala që dha lajmin e largimit të saj dhe të Elena Xhinës nga Dibra.

Për Idrizin asgjë nuk është e re.

“Lajmet e vjetra që sot shiten si të reja, për individë që kanë qënë thjesht kandidatë të PDIU-së, sepse janë deklaruar me PS-në qysh në përfundim të zgjedhjeve, nuk sjellin asnjë ndryshim në veprimtarinë tonë politike për zgjidhjen e çeshtjes Çame. Çështja Çame na bashkon dhe na ndan me këdo … si një kauz jo vetem e jona, po e çdo shqiptari brenda dhe jashtë kufijëve.”, shkruan kreu i PDIU-së

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :