Data : 25 09 2018
KryeTitujt :

Shpërthen ish-kryeministri Berisha: Të pranojë qindra-mijëra ish-terroristë të ISIS në Shqipëri? Kurrë!

Ka reaguar i revoltuar ish-kryeministri Berisha pas raportimeve ku edhe kreu i Këshillit Europian, Donald Tusk mbështet ngritjen e një kampi refugjatësh në një vend si Shqipëria.

“O sot o kurrë duhet të përmbysim Edvin Kristaq Ramën, Jorgo Zografin e dytë!

 

Ky antishqiptar, kriminel pa atdhe, për karrigen e tij është gati të bëjë gjithçka:

Të shesë detin!

 

Të shesë tokën!

Të pranojë qindra-mijëra ish-terroristë të ISIS në Shqipëri!

Të përzërë nga Shqiperia rininë, të ardhmen e saj!

O sot o kurrë duhet të ngrihemi dhe të shporrim këtë kalbësirë, Jorgo Zograf të dytë, nga sundimi, shitja e Shqipërisë, interesave jetike, vetiake dhe kombëtare të shqiptarëve!” shkruan Berisha

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :