Data : 18 09 2018
KryeTitujt :

Shoqëria e rrallë që u ngjiz kur ndërtonim Kombinatin e madh Metalurgjik në Elbasan

Shoqëria e rrallë që u ngjiz kur ndërtonim Kombinatin e madh  Metalurgjik në Elbasan

 

Nga Pandeli Bardhi (veteran i metalurgjisë)

pandeli_bardhi_foto_ok_ok_5_22

 

Mbresa

…Mbetet njё krenari dhe kёnaqёsi shpirtёrore. Aq e vёrtetёёshtё kjo, sa qё edhe mbas disa dekadave qё Kombinati i Madh Metalurgjik, ёshtё shkatёrruar, ata qё e ndёrtuan, ata qё derdhёn djersёn, ata qё sakrifikuan  e kaluan atje rininё e tyre, ndjejnё kёnaqёsi kur edhe mbas kaq viteve takohen me njёri tjetrin..Pёr tё disatёn herё punonjёs tё ndryshёm, kuadro e specialistё, teknikё e inxhinjerё qё punuan nё kёtё vepёr tё madhe, takohen e c’mallen me njёri tjetrin. Shumё prej tyre, janё ndarё nga jeta. Edhe ata, i kujtohen me mall e dhimbje nga shokёt e tyre tё punёs qё sё bashku kaluan momente  tё vёshtira…. Jo mё kot thonё qё shoqёria e krijuar nё kohёtё vёshtira, nuk harrohet kurrё, ashtu si nuk harrohen vitet qё kalon nё burg… Janё qindra e mijёra  punonjёs, teknikё e inxhinjerё, kuadro drejtuese tё tё gjitha niveleve qё morrёn pjesё nёndёrtimin dhe shfrytёzimin e kёsaj vepre tё madhe gjigande. Sot, kur kanё kaluar shumё kohё megjithё peshёn e viteve qё mbajnё mbi supe ata  krenohen, por edhe trishtohen tek shohin me sytё e tyre se ku ka shkuar djersa dhe puna e tyre..Punuan pёr dekada tё tёra nё ato vite tё vёshtira, nё vitet mё tё bukura tё jetёs sё tyre, por qё sot, shohin qё kёto vite kanё shkuar kot.. E megjithatё, janё krenarё.. Ata, takohen me mall e lotё, pa pyetur  tё kujt krahu janё, nёse janё tё majtё apo tё djathtё…. Edhe kjo, ёshtё njё vlerё qё Kombinati i Madh metalurgjik, e “prodhoi” pёr tё mos u “shёmbur” kurrё! Pavarёsisht asaj qё Kombinati Metalurgjik, e realizoi po nuk e “shijoi” si duhet qёllimin pёr tё cilin u ndёrtua, , prodhimin e celikut tё parё tё markёs shqiptare, ai nxorri “prodhime” shumё mё vlefshme se sa celiku. .Shumёkush sot, e quan Kombinatin Metalurgjik sot, njё “vjetёrrsirё”,njё vepёr “demode”etj etj. E quajnё atё si njё vepёr qё tashmё “ёshtё varrosur, bashkё me sistemon komunist”! Por nuk janё tё kёtij mendimi kёta  njerrёz rё mёncur e tё ditur qё e ngritёn atё nga themelet, nё kushte tejet tё vёshtira , kur kёrkoheshin sakrifica tё mёdha.

 

.Ka  ka njё ndryshim midis Kombinatit Metalurgjik dhe ish sistemit komunist.

 

Ndёrsa sistemi komunist u varros pёr tё mos u kthyer kurrё mё, Kombinati Metalurgjik, egziston…Mbi tё gjitha, ai prodhoi dije shkencore, aftёsoi qindra e mijёra specialistё, teknikё e inxhinjerё tё tё gjitha profesioneve, . Kombinati i bё njё bazё e madhe eksperimentale ku mendimi shkencor, gjente zbatim nё praktikё, duke ecur nё rrugё tё pashkelura deri atёherё Ai nuk egziston si fabrikё, as si ndёrtesa, as nuk prodhon mё..Ai egziston si Universitet, si Shkollё e madhe ku “nxёnёsit “ qё dolёn nga qindra “klasa” tё tij, u bёnё mjeshtrat e ardhshёm pёr  ndёrtimin e tё gjitha degёve tё ekonomisё. U ndёrtua nё vitet e sistemit komunist pёr tё prodhuar celikun e markёs shqiptare, pёr tё fuqizuar ekonominё, pёr tё mos marrё si “frёngu pulёn” skarcitetet e tё tjerёve. As qё nuk kemi ndёrmёnd tё merremi me atё, nёse ishte “madhёshti” ndёrtimi i tij, apo ishte “marrёzi”.. Nё kohёn e sotme, janё tё shumtё ata qё e quajnё atё njё “madhёshti” dhe po tё shumtё janё edhe ata qё e quajnё “marrёzi”! Ёshtё e drejta e gjithsejcilit, por ajo c’ka kanё tё pёrbashkёt mendimet e kundёrta, ёshtё ajo qё Kombinati Metalurgjik, mё shumё nga ajo qё u ndёrtua pёr tё prodhuar celikun e markёs shqiptare, mbi tё gjitha,” prodhoi”  njё “Universitet” tё Madh, njё shkollё tё madhe tё punёs dhe tё dijes, ku u aftёsuan qindra e mijёra specialistё, teknikё e inxhinjerё, kuadro drejtuese tё tё gjitha niveleve. Nё kёtё kuptim, Kombinati Metalurgjik, nuk ёshtё shkatёrruar..Nuk mund se si tё mos emocionohesh, tek shikon kёta kuadro specialistё apo punonjёs tё thjeshtё tek cmallen me njёri tjetrin me sytё e mmushura me lotё. I vjen keq, tё kthejnё sytё andej, ku kanё mbetur tё vetmit “dёshmitarё” oxhaqet e lartё, tё cilёt kёta, duket sikur mё shumё ngrenё “kryet’ tek shohin ndёrtuesit e tyre,, Kёta duarartё i ndёrtuan atёherё kur ishin energjikё, kur ishin tё rrinj nё moshё, kur punonin me vrull pёr tё mos humbur as minutin e kohёs..Sot, janё tё pafuqishёm, jo nga dijet, por nga energjitё, nga forcat.. Kёto, u a kanё lёnё nipave dhe mnbesave, ja kanё lёnё atyre qё Kombinati Metalurgjik, tё mos shkatёrroht e tё mos harrohet kurrё!.Nuk do tё ishte e tepёrt, tё bёnim njё analogji midis shoqёrisё sё krijuar  nё ndёrtimin e veprave tё mёdha dhe shoqёrisё apo edhe tё dashurisё sё krijuar nё kohёn e kёtij sistemi tё ri, “anarshitik”!. “Industria” e sotme, ёshtё ajo e punishteve tё drogёs pёr prodhimin e lёndёve narkotike, pёr shpёrndarjen e tregtimin e saj “Industria e sotme, ёshtё ajo e ndёrtimit tё “bazave” tё prostitucionit e tё trafikut tё qёneve njerёzore. Mbi bazёn e kёtyre “prodhimeve, ndёrtohen edhe marrdhёniet e marrёveshjet midis njerёzve. Kushdo e ka tё qartё se c’farё marrdhёniesh janё kёto, sa jetёgjatёёshtё koha e tyre dhe si pёrfundojnё ato.. Me humbjen e ketёve njerrzore pёrfundojnё. Kjo ёshtё shoqёria e ndёrtuar mbi interesa tё kundraligjёshme. Kёto interesa tё kundraligjshme, nuk “prodhojnё” dashuri, por urrejtje dhe vetёm urrejtje pёr njёri tjetrin…..Por nuk ja vlen tё merremi me kёto “kohё  moderne” dhe mё mirё tё shkojmё nё kohёn kur ndёrtoheshin “vjetёrrsira” qё sot kanё mbetur gёrrmadha  “gёlltisin” jetё njerzish, qё “prodhojnё” kancer, qё i japin “jetё” sistemit “anarshitik”!

 

Krenari dhe mall…

Ёshtё kjo krenari, ёshtё ky mall pёr “Gjigantin” e metalurgjisё, qё njё grup pёrfaqsuesish tё kёtyre heronjve tё punёs, me nё krye Myfit Lulon, tё mё ngarkonin  detyrёn pёr tё shkruar njё libёr pёr kёtё vepёr tё madhe, qё nuk do tё harrohet kurrё qysh nё Muajin Maj tё vitit tё kaluar.. Dhe ja tek vjen tetёmbёdhjetё shkurti dhe tё bёhet promovimi i tij nё atje ku u ngrit kjo vepёr e madhe, nё qytetin e Elbasanit. Pjesmarrёsit, janё tё shumtё. Shumё prej tyre, megjithse nuk e kanё pasur tё lehtё tё mposhtin dhimbjet e sёmundjeve tё moshёs nuk mund tё mungojnёnё kёtё ditё.. Do tё takojnё shokёt e punёs, do tё “cmallen” edhe njё herё me atёqё  dikur e ndёrtuan me duart e tyre..Megjithse ora e  takimit po kalon, ata e kanё tё vёshtirё tё ndahen nga njёri tjetri. Kanё ardhur nga Devolli i largёt, kanё ardhur nga Dibra, kanё ardhur nga Durrёsi e Tirana.. E kanё tё vёshtirё tё ndahen nga shokёt e dikurshёm.qё sё bashku punuan pёr shumё vite nё kushte tё vёshtira, Tek i kujtojnё vitet e rinisё, tek bisedojnё me njёri tjetrin u duket sikur rinohen edhe njёherё, sikur lartёsohen nga puna e dikurshme, pёrballё dembelizmit tё sotёm qё po i mplak para kohe Edhe ata qё kanё kaluar moshёn e pensionit, janё mёsuar tё punojnё dhe fillimet e punёs, ata i kanё nё kёtё vepёr madhёshtore…Si me shaka Myfiti, u drejtohet dy ish kolegёve tё tij tё dikurshёm; ‘Po mirё tё tjerёt, por juve c’farё ju lidh sot qё militoni nё parti tё ndryshme”? “Cfarё flet more, i pёrgjigjet Gjergi.  E  c’vlerё kanё partitё kёtu, pёrpara asaj dashurie dhe sakrifica qё kemi bёrё sё bashku nё ndёrtimin e kёsaj vepre tё madhe”  Tё tjerё vazhdojnё edhe mё tej. “Ne, mund tё kemi bindje tё ndryshme, por mёsimet i kemi marrё nё Kombinatin Metalurgjik, specialitetin e kemi marё atje dhe sot, Kombinati i atёhershёm, na jep “bukё’ . E si mund tё na ndajnё bindjet e kundёrta, pёrpara kёtij realiteti, pёrpara asaj pune qё akoma sot, ne dhe fёmijt tanё na mban gjallё”. Petrit Peqini, atje morri diplomёn e inxhinjerit elektrik, Petrit Tafa, atje  u bё brigadier dhe kuadro drejtues, Bamir Cano atje morri diplomёn e inxhinjerit elektrik, Janё tё shumtё inxhinjerёt ndёrtues, m,ekanikё dhe elektrikё.  Diplomёn e kanё marrё qysh atёherё dhe kjo Diplomё, nuk “vdes” kurrё. Nuk “vdes” sepse nuk ёshtё blerё me para nё trotuaret e rrugicat e Metropolit tё sotёm.. .. Ёshtё e pamundur tё pёrmёndёsh tё gjithё ata qindra e mijёra qё u specializuan nё specialitete tё ndryshme. Nuk ёshtё e vёshtirё tё kuptosh  atё qё bindjet e kundёrta tё sotme, nuk mund tё zhvlerёsojnё kurrё  atё “vlerё” tё madhe qё“prodhuian” dhjetra e qindra vepra tё mёdha industriale e midis tyre, edhe Kombinati Metalurgjik.

 

Sot nuk ka punë por “llogje kavaje”

Nuk ёshtё e vёshtirё gjithashtu, tё kuptosh qё partitё mё sё shumti kanё “punёsuar” njerrёzit qё tё merren me “llogje kavaje” nё mungesё tё punёs!.Myfit Lulo, sot ёshtё nё moshёn tetёdhjetё e tetё vjecare. Edhe sot, ai ka po atё pasion pёr punёn, ka po atё dashuri e atё respekt pёr kolegёt e tij. Edhe ata qё janё nё jetё, edhe ata qё janё ndarё nga jeta, ai i mban “gjallё” nё blloqet e tij tё punёs qё herёpashere,i kujton e c’mallet me ta, i “kujton” e “cmallet” edhe me ata qё nuk janё nё jetё,E kanё dashur dhe e kanё respektuar nё atё kohё, e duan dhe e rspektojnё edhe sot . “Kombinati metalurgjik, mё ka punёsuar edhe mua nё Kanada, thotё ish K/inxhinjeri i Drejtorisё sё Pёrgjithshme tё Ndёrtim Montimit” Elmaz Xhediku“, “Mёka punёsuar edhe mua nё Amerikё dhe nuk mё “lejon” as tё dal nё pension, thotё Vilson Kostreci, i cili, pёr shumё vite ka punuar dhe punon nё shumё objekte industriale.. Janё me dhjetra e dhjetra tё tillё qё punojnё nё vёndet perёndimore, ku shfaqin talentin dhe  mjeshtёrinёe tyre. Mё tё moshuarit, Myfit Lulo, i takon tё hapi kёtё takim mbresёlёnёs. Pas tij, fjalёn e marrin me rradhё. Xhevahir Bekteshi, ёshtё djali i Hasan Bekteshit i nderuar me medalje “Heroi i Punёs”.  . Hasani,i cili ёshtё ndarё nga jeta,  bashkё me  dhjetra e dhjetra gollobordas tё tjerё duarartё, ndёrtuan oxhakёt e lartё, furrnaltat e kёtij Kombinati e tё shumё veprave tё tjera qysh nga Azotiku nё Fier e deri nё Uzinёn e superfosfatit nё Lac. Akoma edhe sot, kёta “oxhaqe” janё dёshmia mё e mirё e punёs sё tyre mjeshtёrore, ku e ka tё pamundur tё veprojё “dora” shkatёrrimtare e “mjeshtrave” tё sotёm tё “specializuar” vetёm pёr shkatёrrime me tё gjitha llojet e mjeteve. Edhe Xhevahiri, ecёn nё gjurrmёt e babait tё tij..Fjalёn e merr Olivera Plaku, nga fshati Hocisht i Devollit. Atje Olivera, u aftёsua si ndёrtuese ku edhe sot jep eksperiencёn e saj nё sektorin e ndёrtimit.  Atje u specializuan dhe u aftёsuan Lejla Malasi, Yllka Zaloshnja, e shumё tё tjera nё atё kohё vajza tё reja e sot inxhinjere tё talentuara ku japin kontributin e tyre nё sektorёt e ndёrtimit. Respekti pёr shokёt e punёs, pёr kuadrot dhe punonjёsit qё ndёrtuan kёtё vepёr gjigante, nuk mund tё lёnёtё “qetё”, pa thёnё “dy fjalё” edhe Bukurosh Stafёn si ish K/Inxhinjer dhe Drejtor i Kombinatit pёr Shfrytzimin. Sot, Bukuroshi, ёshtё Kryetari i Kёshillit tё Qarkut Elbasan. Gjergji Dhima, ish kryetari i Degёs Teknike nё Kombinat. Edhe sot, Gjergji, nuk i ndahet punёs. “Unё, i kam mbushur vitet, thotё ai, por puna mё “thotё” “je i ri akoma”. Nuk mё lejojnё shokёt, nuk ,mё lejojnё ata qё duan tё mёsojnё nga puna dhe eksperienca. Edhe tё rrinjtё kanё po atё pasion qё kisha edhe unё kur hodhёm themelet e kёsaj vepre tё madhe”. Fjalёn e marrin tё gjithё me rradhё, “Bilbili” i Devollit, Endri Fifo, fjalёn e tij e merr me kёngё e me valle, kushtuar punёs sё kёtyre heronjve. Mirё do tё ishte qё ky takim tё mos mbyllej kurrё…

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :