Data : 20 11 2018
KryeTitujt :

Shkodër plagosi në shpatull 51-vjeçarin, arrestohet

Në mëngjesin e sotëm në Shkodër ka ndodhur një ngjarje e rëndë Sipas policisë një shtetas ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

Njoftimi i Policisë:

“Plagos me armë zjarri  për motive të dobëta një shtetas, arrestohet në kohë rekord nga Policia dhe sekuestrohet arma e zjarrit automatik , me të cilën dyshohet se është kryer plagosja. Me datë 25.02.2018 , në orët e para të mëngjesit, është marrë njoftim te Salla Operative se  në fshatin Vukël, Malësi e Madhe, ka të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore të Sektorit Kundër Krimeve të Rënda,  forcat policore të Komisariatit të Policisë  Malësi e Madhe si dhe një grup i FNSh Shkodër për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe kapjen e autorëve.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Vasel Vuçinaj ka qëlluar me armë zjarri automatik  në drejtim të banesës së shtetasit  M.Ç, 51 vjeç, banues në Vukël, i cili ka mbetur i plagosur në shpatull dhe ndodhet në spital, paraprakisht jashtë rreziku për jetën.

Pas një pune të mirëorganizuar të forcave policore të ndodhura në vendngjarje, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja në kohë rekord e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje së bashku me armën e krimit, konkretisht:

- Vasel Vuçinaj, 49 vjec, banues në fshatin Vukël, Malësi e Madhe.

Në cilësinë e proves materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatik si dhe në vendngjarje nga këqyrja u sekuestruan 12 gëzhoja”, njofton policia.

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Fundit