Data : 18 09 2018
KryeTitujt :

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini: Ta dënojnë dhunën kundër reporterëve

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini: Ta dënojnë dhunën kundër reporterëve

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini

Federica Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane,  ka deklaruar me rastin e Ditës së Lirisë së Shtypit, se sulmet kundër medies dhe gazetarëve janë sulme kundër demokracisë dhe lirisë së të gjithëve ne.

“I bëjmë homazh të gjithë reporterëve në Evropë e mbarë botën që humbën jetën teksa ushtronin profesionin e tyre. I bëjmë thirrje të gjithë vendeve, vazhdon mesazhi i saj, që ta dënojnë dhunën kundër reportereve, të marrin masa për të përmirësuar sigurinë e tyre me një vëmendje të përqendruar sidomos tek gazetaret femra dhe t’i nxjerrin para drejtësisë individët përgjegjës për akte të tilla dhunë”, thuhet në deklaratë.

Mogherini tha se gazetaria e pavarur është jetike për llogaridhënien e shtetit e për monitorimin e proceseve demokratike.

“Në do t’i kundërvihemi çdo legjislacioni, rregulloreje apo presioni politikë që kufizon lirinë e fjalës dhe do të marrim masa konkrete, thuhet më tej në mesazh, për të parandaluar e për t’iu përgjigjur sulmeve ndaj gazetarëve dhe blogerëve, duke llogaritur këtu edhe asistencën e emergjencës për t’i dalë në krah mbrojtësve më të rrezikuar të të drejtave të njeriut”, është shprehur ajo.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :