Data : 15 12 2018
KryeTitujt :

SHBA merr nën kontroll kufijtë shqiptarë për kapjen e çdo personi që ka probleme me ligjin

Qysh nga dita e sotme Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të asistojnë autoritetet shqiptare për blindimin e kufijve, duke rritur maksimalisht kontrollin dhe sigurinë, për identifikimin dhe kapjen e çdo personi që ka probleme me ligjin brenda apo jashtë Shqipërisë.

 

Në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar një projektmarrëveshje mes Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për instalimin dhe përdorimin e sistemit për krahasimin dhe vlerësimin e sigurt të identifikimit personal (PISCES), pikat e kalimit kufitar. Marrëveshja parashikon që SHBA do të instalojnë sistemin e ri për monitorimin e lëvizjes së udhëtarëve në pikat e kontrollit kufitar.

Sistemit PISCES do të instalohet fillimisht në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Në vijim, instalimi i sistemit PISCES do të zgjerohet edhe në aeroporte apo pika të tjera kufitare, të caktuara nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me autoritetet përkatëse të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :