Data : 25 04 2019
KryeTitujt :

Serbët protestojnë për taksën ndaj mallrave

mitrovica-verioreNë qendër të veriut të Mitrovicës, qytetarët serbë do të protestojnë rreth orës 12:00, ndaj vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për taksën ndaj mallrave serbe.

“Shtabi i krizave”, i cili është formuar ditëve të fundit në veri të Mitrovicës, ka marrë vendimin për këtë protestë. Protesta e fundit u mbajt të premten ku qytetarët serb shfaqën pakënaqësinë e tyre ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për taksën ndaj mallrave serbe.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :