Data : 20 10 2018
KryeTitujt :

Sebastian Kurz: Do e mbështesim fortë Shqipërinë

Sebastian Kurz, Kancelari austriak tha se nuk mund të japë një përgjigje të qartë se kur do të çelen negociatat me Shqipërinë, por tha se vendi ynë është në rrugën e drejtë drejt integrimit dhe e meriton.

“Do ta shohim këtë gjë, nuk mund t’u japë përgjigje të qartë apo siguri të qartë për këtë, dhe siç e tha dhe kryeministri ka disa shtete anëtare të BE që për shkak të çështjeve të Brendshme çojnë në faktin që e kanë të vështirë të marrin këtë vendim, megjithatë ka një dëshirë të fortë në Shqipëri që të shkojë drejt rrugë ssë reformave. Ajo ka bërë shumë në rrugën e integrimit vitet e kaluara dhe negociatat e pranimit janë drejt një rrugë të mirë dhe ka mundësi të mirë po nuk e di kur mund të merret ky vendim. Është drejtë një rruge të mirë dhe Komisioni e ka thënë këtë dhe kjo është ajo që vlen”, tha Kurz.

Në fokus të bisedimeve të dy kryeministrave, Rama dhe Kurz, ishte pikërisht emigracioni i paligjshëm dhe mbështetja e Austrisë ndaj Shqipërisë, dhe nga ana financiare.

“Kryeministri më ka kërkuar ta mbështesë dhe i kam thënë që do e mbështesim fortë Shqipërinë, mbështetje financiare për Shqipërinë po dhe vende të tjera që të luftojmë migracionin ilegal. Do e mbështesim dhe në marrëdhëniet bilaterale, me policë të rinj. Së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme do të marrim kontakt me kryeministrin, që së bashku me partnerë të tjerë të BE të ndjekim një rrugë bilaterlae që fluksin e emgirantëve ta ndalojmë para se të shtohen më shumë”, tha Kurz.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :