Data : 19 12 2018
KryeTitujt :

Sali Berisha: Vrasja shtetërore në harkun kohor 10 ditor është një apel për çdo shqiptar

Sali Berisha, ish-kryeministri i Shqiperisë, ka reaguar lidhur me dy ngjarjet e rënda të regjistruar në një hark kohor të shkutër, rasti i vdekjes në komisariat i Enea Ftoj dhe vetëvrasja e Ardjan Kallamit.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Berisha i cilësoi këto ngjarje dy vrasje shtetërore.

Sipas Berishës, në harkun kohor 10 ditor vdiqën nga torturat çnjerëzore të xhelatëve me uniformë në narkokomisaritatet e Korçës dhe Shkodrës dy qytetarët.

“Vrasja shteterore ne harkun kohor 10 ditor eshte nje apel per çdo shqiptar per te hedhur sa me shpejte ne greminen qe meritojne Edvin Kristaq Rama dhe kliken e tij kriminale!”,- shkruan Berisha.

REAGIMI I BERISHËS:

“Enea Ftoj dhe Ardjan Kallami, dy vrasje shteterore ne nje hark kohor 10 ditore!

Te dashur miq, ne harkun kohor 10 ditor vdiqen nga torturat çnjerezore te xhelateve me uniforme ne narkokomisaritatet e Korçes dhe Shkodres, qytetaret Enea Ftoj dhe Ardjan Kallami!

Ky krim i shemtuar i pashembullt ne 27 vite pluralizem eshte veper kriminale e Edvin Kristaq Rames, ish hetuesit mizor te sigurimit te shtetit, Faqezi Droges dhe narkdrejtorit te tyre Ardi Xhafa apo Geron Veliu.

Dy vrasje shteterore ne 10 dite ne qelite e narkokomisariateve te narkoplicise nuk kane ndodhur kurre ndonjehere qe nga koherat me te zeza te diktatures hoxhiste. Ato nuk kane ndodhur dhe nuk mund te ndodhin ne asnje vende te lire, por ndodhin aty ku institucionet e shtetit ligjor jane shnderruar ne institucione te narkoshtetit dhe jane deshmi e degradimit te plote te policise, prokurorise, gjykatave dhe te gjitha institucioneve tjera ne organe dhune, terrori te pushtetit te baroneve te droges dhe krimit.

Vrasja shteterore ne harkun kohor 10 ditor eshte nje apel per çdo shqiptar per te hedhur sa me shpejte ne greminen qe meritojne Edvin Kristaq Rama dhe kliken e tij kriminale! Sb

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :