Data : 19 12 2018
KryeTitujt :

Sali Berisha: Skapi famoz dhe agjenti Muçollari arrijnë të falsifikojnë minutat e diskutimeve

Sot, Sali Berisha lëshoi “bombën” në oborrin e Kuvendit të Shqipërisë, kur tha se me Greqinë nuk po zhvillohet asnjë negociatë për ndarjen e kufirit detar.

Ish-Kryeministri tha se informacionet që i përcjellin këto burime tregojnë për një imponim të palës greke.

“Grekët në mënyrën më arrogante dhe prepotente i kanë dorëzuar palës shqiptare marrëveshjen përfundimtare dhe i kanë thënë: Merreni se për këtë s’ka asnjë koment, asnjë diskutim. Pra, që s’mund ta komentojmë e diskutojmë”, tha ai.

Berisha thotë se në marrëveshje, grekët bëjnë të qartë ndalimin e fjalëve “koncesione” dhe “ekuiti” për zonën ekonomike.

Ish-Kryeministri flet për refuzim të marrëveshjes nga një pjesë e anëtarëve dhe për tradhti nga dy prej tyre. Akuzon edhe Kryeministrin Rama se po kërcënon anëtarët e delegacionit shqiptar.

“Disa anëtarë të delegacionit kanë shprehur refuzimin e plotë, kanë bërë letra për shefat e tyre ku i njoftojnë për imponimin që kërkon të bëjë pala greke. Skapi famoz dhe agjenti Muçollari arrinin që të falsifikojnë edhe minutat e diskutimeve, të bindin për të firmosur letra pasi janë hequr gjërat nga aty. Dy persona secili më i zi se tjetri, Skapi famoz dhe spiuni Muçollari, i njohur se punon në çdo rast kundër Shqipërisë. Nga Edi Rama, anëtarët kanë marrë kërcënime për largime imediate nga Athina dhe bisedimet”, vijoi ai.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :