Data : 22 09 2018
KryeTitujt :

Sali Berisha: Opozita nuk do futet në asnjë palë zgjedhje me Edi Ramën kryeministër

Sali Berisha: Opozita nuk do futet në asnjë palë zgjedhje me Edi Ramën kryeministër

 

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, ish-kryeministri Sali Berisha, ka folur edhe për bojkot të zgjedhjeve lokale, ku tha se PD nuk duhet të futet në asnjë palë zgjedhje me Edi Ramën.

“Opozita duke mos mohuar problemet e saj, nga ana tjetër është përballur në mënyrën më të jashtëzakonshme direkte të këtij regjimi.

Situata ka qenë dhe vazhdon të jetë vërtetë dramatike për Shqipërinë, sepse në pushtet është një njeri që sot disponon miliarda për pushtetin e tij.

Ai kontrollon mediat si në 1990. Që kontrollon drejtësinë me të njëjtion forcë si në diktaturë. Një prokuror kriminel i jep bllokun e fletëarresteve policisë. Mbushi vetë. Gjë që nuk ndodhte në diktaturë.

Prokurori në diktaturë e priste fletë arrestin. Opozita e ka marrë mesazhin dhe ajo është e përqendruar në transkriptimin e këtij mesazhi.

Këtë ditë opozita do ta shndërrojë në ditë historike dhe mosbindja civile do përfshijë mbarë vendin për t’u kthyer shqiptarëve shpresën dhe besimin te ligji.

Të gjitha llojet e formave janë mbi 50 manuale. E ka djegur mandatin e vet Rama. Ata që vendosën flamurin në Kalimash, ata nuk ka vend në Shqipëri që nuk vendosin flamurin e tyre. Opozita është deklaruar për mosbindje civile. Nuk do ketë zgjedhje me Edi Ramën. Për mendimin tim, ky është mendimi im, PD nuk duhet të futet në zgjedhje, në asnjë palë zgjedhje”

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :