Data : 11 12 2018
KryeTitujt :

Rritet çmimi i karburanteve, Shqipëria më e shtrenjta në rajon

auto_cmimet-karburant1542177999

Presidenti francez Emmanuel Macron gjendet para protestave për rritjen e çmimit të karburantit në Francë. Shoferët kanë vendosur të bllokojnë autostradat në të gjithë vendin më 17 nëntor kundër taksës së re doganore që do të vendoset. Macron vazhdon insiston për taksa më të larta për benzinën dhe të kthehen sytë nga transporti ekologjik.

Franca renditete e 11-ta përsa i përket çmimeve më të shtrenjta në Europë, duka paguar për një litër lëndë djegëse 1.38 euro, sipas FuelsEurope.

Norvegjia është vendi më i shtrenjtë, një litër karburant – 1,75 euro më 13 nëntor Mes 40 vendeve, Shqipëria renditet në gjysmën e parë e vendeve më të shtrenjta. E renditur në vendin e 17, për një litër karburant paguan 1.38 euro. Vendi ynë sipas “FuelsEurope” paguan më shumë se çdo vend tjetër në rajon, përveç i  Malit të Zi që qëndron në po të njëjtat vlera.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :