Data : 16 10 2018
KryeTitujt :

Romana Vlahutin: Nuk ka kohë për të humbur, shpresa tek reforma në Drejtësi

Romana Vlahutin: Nuk ka kohë për të humbur, shpresa tek reforma në Drejtësi

Romana Vlahutin

“Reforma në drejtësi është nëna e të gjitha betejave, është më e rëndësishmja, sepse çdo gjë është e lidhur me të”. Kështu u shpreh ambasadorja e BE, Romana Vlahutin gjatë një takimi me studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Për Vlahutin nëse reforma ne drejtësi nuk do të implementohej atëherë Shqipëria nuk do merrte rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.

 

 

 

 

“Reforma në drejtësi është nëna e të gjitha betejave, është më e rëndësishmja, sepse çdo gjë është e lidhur me të. Nëse kjo reformë nuk do vinte në pikën që është tani, atëherë Shqipëria nuk do merrte rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave për anëtarësim edhe për shumë vite. Kjo reformë është thelbësore, ku në kompleksitet është dashur që të ndryshohet 1/3 e Kushtetutës për të mundësuar implementimin e kësaj reforme, dhe ndryshimeve që duheshin për zbatimin e saj. Kjo reformë është e domosdoshme dhe se ne duhet të blinim kohen për të ardhmen, pasi nuk ka kohë për të humbur”, u shpreh Vlahutin.

Shefja e diplomacisë europiane në Shqipëri tha tha se rekomandimi është vetëm fillimi, pasi ka ende shumë për të bërë në forcimin e ligjit

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :