Data : 25 09 2018
KryeTitujt :

Rënia e qeverisë gjermane do të kishte një ndikim të keq në rajonin e Ballkanit Perëndimor

Sikur flitet, rënia e mundshme e qeverisë gjermane do të kishte një ndikim të keq në dinamikën e procesit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës.

Kështu tha profesori i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd Dragan Gjukanoviq nën jë prononcim për agjencinë e lajmeve serbe BETA.

Ai tha se shpërbërja e koalicionit qeverisës në Gjermani “në një farë mënyre ngadalësoi momentin mjaft të rëndësishëm që procesi ka marrë tani”.

“Do të ishte shumë keq në dinamikën e procesit në vazhdim në rajon, kryesisht në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, në të cilin qeveria gjermane ka një rol shumë konstruktiv”, tha ai.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :