Data : 26 09 2018
KryeTitujt :

Reagon Ambasada Amerikane pas shkarkimit të Hajdarmatajt: Jemi gati të mbështesim një prokurori që ka vullnetin dhe aftësinë të punojë

Reagon Ambasada Amerikane pas shkarkimit të Hajdarmatajt: Jemi gati të mbështesim një prokurori që ka vullnetin dhe aftësinë të punojë

Ambasada Amerikane

Pas shkarkimit të kreut të Gjykatës së Krimeve të Rënda, ka ardhur një reagim nga Ambasada Amerikane.

Në një reagim për News 24, Donald Lu, shprehet: Jemi gati të mbështesim një Prokurori që punon pa vonesa.

“Ky është një moment me rëndësi që Shqipëria të demonstrojë se hetimet me profil të lartë publik mund të ecin përpara pa ndërhyrje politike. Prokurorja e Përgjithshme thotë se ka emëruar Znj. Prela në mënyrë që çështjet me përparësi të përfundohen në mënyrë më të shpejtë dhe më të efektshme. Jemi gati të mbështesim një prokurori që ka vullnetin dhe aftësinë të punojë për këto çështje të rëndësishme të krimit dhe korrupsionit në mënyrë të efektshme dhe pa vonesa”- shprehet ambasada e SHBA në Tiranë.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :