Data : 23 09 2018
KryeTitujt :

Rama tek panairi i punës: Punë ka do vetëm të kërkosh

Rama tek panairi i punës: Punë ka do vetëm të kërkosh

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në panairin e punës që është hapur në sheshin “Skënderbej”.

Rama u shpreh se punë nuk duhet kërkuar vetëm në shtet. “Ajo nuk ju vjen në shtëpi”, tha Kryeministri.

Çelja e vendeve të reja të punës është reale, tha Rama dhe sipas tij këtë e konfirmojnë kompanitë.

“Në të gjitha ndërmarrjet e Shqipërisë ka vende punë, por duhet të kuptohet se puna nuk është vetëm punë shteti dhe puna nuk të vjen në shtëpi. Duhet të funksionojmë si një forcë e madhe lëvizëse që të shtyn drejt sektorit privat. Që ekonomia të rritet duhet të punojmë të gjithë së bashku. Këtu ka nga të gjitha kompanitë. Rritja e mundësive për punë është reale”, u shpreh Kryeministri

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :