Data : 18 11 2018
KryeTitujt :

Rama shkarkon dy drejtorë të zyrave rajonale të punësimit

Rama shkarkon dy drejtorë të zyrave rajonale të punësimit

 

Kryeministri Edi Rama të shtunën, foli me tone të ashpra dhe qortuese në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Ai u kërkoi ministrave, deputetëve dhe përfaqësuesve të tjerë të partisë, që të jenë më pranë qytetarëve dhe të angazhohen më shumë. “Qytetarët nuk hanë shifra”, u shpreh ai ndër të tjera.

E fill pas kësaj, “kokat e para të prera” janë dy drejtorë të zyrave rajonale të punësimit.

Kryeministri Edi Rama u takua me drejtorët e Zyrave Rajonale të Punësimit, ku ka njoftuar edhe shkarkimin e drejtorit të zyrës së Elbasanit dhe atë të Delvinës me argumentin se nuk kanë përmbushur objektivat.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :